E Diel, 1 Nëntor 2026

Seks, me 200 deri 400 eurotë pandehur dy tutorët

18/06/2010 Nën akuzë edhe tre prostitutat

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për dy tutorë dhe tre prostitutave të cilat kryenin marëdhie seksuale në hotele të ndryshëm të kryeqytetit kundrejt shumave financiare që varionin nga 200 deri në 400 euro. Kanë mjaftuar tre muaj hetime që organi i akuzës të dokumentojë rolin e dy tutorëve Besim Lami dhe Gentian Buzi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe duke ushtruar dhunë fizike mbi tre vajzat me inicialet F.Ll, G.M, dhe O.C, i kanë detyruar këto të fundit që të ushtrojnë prostitucion. Në kërkesën për gjykim të përpiluar nga prokuroria e Tiranës, rezulton se 5 të pandehurit, tutorët dhe tre prostitutat kanë qënë prej disa kohësh nën vëzhgim nga agjentët e policisë së kryeqytetit. Nga materialet hetimore të administruara në dosjen nr.1591 ka rezultuar se nga ana e seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë Tiranë janë marrë disa informacione se Besim Lami shfrytëzonte si prostitutë një vajzë me të cilën bashkëjetonte e cila ishte studente në Tiranë. Për këtë fakt Prokuroria e Tiranës ka marrë vendim për kryerjen e vëzhgimeve të këtij shtetasi. Nga veprimet vëzhguese ka rezultuar se në dy raste me Lamin dhe shtetasen I.J. është takuar Gentian Buzi i shoqëruar me një vajzë. Të dy këta shtetas dyshohet se kanë përdorur në bashkëpunim, me qëllim shfrytëzim prostitucioni shtetaset I.J. dhe vajzën tjetër. Kjo për faktin se në një takim të fundit ata i kanë ofruar vajzat në një hotel ku janë shoqëruar me disa shtetas ku kanë ushtruar prostitucion. Më pas, 3 vajzat janë shoqëruar nga Besim Lami dhe Gentian Buzi për në banesat e tyre. Më datë 23 prill 2010 rreth orës 01:30 pas një mbikëqyrje të lëvizjeve të kryera nga shtetasi Besim Lami, oficerët e seksionit të trafiqeve në Policinë e Tiranës kanë ushtruar një ndërhyrje në ambientet e hotel “E”.red, ku Besim Lami kishte ndërmjetësuar me tre prostituta dhe tre shtetas kosovarë me qëllim kryerjen e prostitucionit në këto ambiente. Besim Lami kishte bërë marrëveshje që nga 150 euro do t’u jepte vajzave, ndërsa të tjerat një prostitute me emrin G.M. do t’ia jepte atij si shpërblim për punën e kryer. Nga kontrolli i ushtruar në dy prej dhomave me numra 209 dhe 211 të këtij hoteli ka rezultuar se vajzat janë kapur në flagrancë tek po kryenin marrëdhënie seksuale me tre shtetas kosovarë B. Bajraktari, K. Bajraktari dhe D. Ramadani me tre prostituta e që i kishte takuar me ta Besim Lami. Prostitutat ishin të pandehurat G.M., O.Ç. dhe F.Ll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›