Malaga, 15 milionë euro për Shaqirin

Malaga është ekipi më i freskët që ka shfaqur interesim për Xherdan Shaqirin. Sipas shtypit spanjoll, klubi andalusian i ka nisur kontaktet e para konkrete me ekipin zviceran, Basel, për të arritur deri tek përfaqësuesi zviceran qysh në janar.
Sipas agjencisë Itasportpress, Malaga dëshiron ta mposht konkurrencën e klubeve gjermane, angleze dhe italiane, për ta bërë të vetin futbollistin gjilanas.
Për ta arritur një gjë të tillë, klubi spanjoll duket se i ka bërë gati 15 milionë euro për 20 vjeçarin.