E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivaldo largohet nga Sao Paulo, kërkon klub të ri

Fituesi i Kampionatit botëror 2002 me Brazilin, sulmuesi Rivaldo është larguar nga Sao Paulo pasi klubi vazhdoi kontratën e trajnerit kontrovers Emerson Leao për një tjetër vit.

Megjithatë, ish futbollisti i Barcelonës, Milanit, Deportivo Corunas dhe Olympiakosit ka thënë se dëshiron të vazhdon karrierën e tij. “Dua të informojë të gjithë se kjo e shtunë, do të jetë stërvitja ime e fundit, nuk do të jem më pjesë e ekipit të Sao Paulos.

Drejtorët më kanë njoftuar zyrtarisht se nuk do të vazhdoj me klubin vitin e ardhshëm. Por, nuk përshëndetem nga futbolli, planifikoj të vazhdoj të luaj deri në fund të 2012” shkroi 39 vjeçari në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›