E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Buxheti, asnjë fond për familjet e varfra

Selia rozë reagoi dje mbi buxhetin shtesë të paraqitur nga qeveria shqiptare. Deputeti i kësaj partie si dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se çdo përgjegjësi për të reduktuar deficitin e lartë buxhetor të vitit 2008 që ishte jashtë çdo logjike ekonomike dhe përgjegjësie të qeverisjes së vendit kur u miratua në nivelin 8%. Sipas tij, qeveria nuk mori në konsideratë qëndrimin e opozitës në dhjetor 2007 dhe vetëm 5 muaj përpara përfundimit të vitit 2008 ndryshon buxhetin duke reduktuar investimet publike për të ulur deficitin. “Ne jemi të shqetësuar që qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond kompensimi për familjet e varfra shqiptare të goditura rëndë nga inflacioni i lartë i jetesës së tyre, skemë kjo e detyrueshme për të asistuar këto familje”, - tha Malaj. Më tej, ai renditi disa “arritjeve historike” të këtij buxheti, që sipas tij shënon ulje të investimeve publike në krahasim me janarin 2008 për rreth 11 miliardë lekë ose 150 milionë dollarë, nuk ka asnjë shtesë për pagesën e papunësisë dhe ndihmës ekonomike, nuk përfshin asnjë qindarkë shtesë nga privatizimi i ARMO-s apo privatizime të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›