E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Nisma ligjore për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pati ditën e djeshme një takim me Avokatin e Popullit të Danimarkës, ku bëri të ditur se do të ketë nisma të tjera për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe familjes. Nga ana e tij, Avokati i Popullit të Danimarkes, Hans Gammeltoft-Hansen, vlerësoi angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për respektimin e të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë të drejtave të fëmijëve. “Jam shumë i kënaqur që takohemi në Tiranë pas takimit që patëm me ju para pak kohësh në Danimrkë, ku së bashku me delegacionin parlamentar shqiptar patëm nderin dhe privilegjin të takohemi me Mbretëreshën, Kryetarin e Parlamentit e përfaqësues të lartë të shtetit tuaj. Ne i jemi mirënjohës Danimarkës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë e po ashtu edhe ndihma dhe mbështetja juaj si Avokat i Popullit është thelbësore për institucionin e Avokatit të Popullit në vendin tonë. Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë i kushtojnë një rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirjes së shoqërisë civile në sensibilizimin e qytetarëve dhe përkrahjes së çdo iniciative për këtë çështje”, - tha Topalli. Bashkëbiseduesit diskutuan më tej rreth bashkëpunimit të institucionit të Avokatit të Popullit dhe Parlamentit në hartimin dhe kryesisht në zbatimin e ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›