Memorandumi, Shqipëria ndihmon BE-në për Çadin
Kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar ditën e djeshme në Paris një memorandum bashkëpunimi në fushën ushtarake mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, i pari i këtij lloji. Sipas këtij memorandumi, Shqipëria do të ndihmojë BE-në me 62 trupa ushtarake, të cilat do të shërbejnë në shtetin afrikan me probleme, Çad. Vendi ynë tashmë ka nënshkruar Protokollin e Anëtarësimit në NATO, çka i jep besimin BE-së se Shqipëria është i vend që ka mundësi reale për të ofruar ndihmë ushtarake. Ky memorandum nënkupton një bashkëpunim më të ngushtë mes BE-së dhe Shqipërisë, ku vendi ynë tashmë ka mundësi për të ofruar ndihmë për vendet e botës së tretë.
Memorandumi
Në praninë e ministrave Basha dhe Kushner, Kryeministri Berisha nënshkroi dje në ambientet e Ministrisë së Jashtme franceze në Paris me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit dhe përfaqësuesin e lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Havier Solana, memorandumin për pjesëmarrjen e trupave ushtarake shqiptare në operacionin e BE-së, EUFOR, në Republikën e Çadit. Gjatë konferencës për shtyp, Kryeministri Berisha e cilësoi këtë bashkëpunim si një vlerësim për Shqipërinë dhe rrugën e reformave që ajo po ndjek. Berisha tha më tej në fjalën e tij se tashmë Bashkimi Evropian i beson më shumë Shqipërisë. Në kuadër të këtij operacioni “EUFORChad/RCA”, Shqipëria do të kontribuojë me një kompani prej 62 ushtarësh shqiptarë të përgatitur nga Forcat Komando të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton edhe pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në një operacion të BE-së dhe një kontribut i saj në politikën e përbashkët evropiane të sigurisë e mbrojtjes. Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në Paris, së bashku me ministrin e Jashtëm, Basha, në samitin e vendeve të Mesdheut, një iniciativë e Presidentit francez, Sarkozi. Berisha ishte i ftuar në këtë samit nga Sarkozi. Kryeministri shqiptar mbajti një fjalim në këtë samit, duke e vënë theksin në rëndësinë e Unionit të Mesdheut, i cili synon forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve të Mesdheut dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të 45 vendeve të Mesdheut dhe Evropës. Gjithashtu, Kryeministri Berisha mori pjesë në festimet me rastin e Festës Kombëtare të Francës dhe në Paradën që zhvillohet në sheshin “Champs Elysee” dhe në drekën që Presidenti Sarkozi organizon me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Në këtë eveniment ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon dhe personalitete të larta të politikës franceze dhe Bashkimit Evropian.