Malaj: Kongresi i PS-së për spastrime

Malaj thotë se u Kongresi nuk synoi bashkimin e vlerave, por goditjen ndaj atyre që guxojnë të kritikojnë komandantin.
“Kongresi i PS nuk synoi bashkimin në bazë të vlerave dhe meritokracisë, por thelloi spastrimin ndaj kujtdo që guxoi të kritikojë komandantin. U sulmua keq ish-Presidenti Meidani, modeli i politikanit plot përkushtim dhe integritet në mandatet politike. U përdor pjesa e parë e fjalimit për të etiketuar armik dhe në prehrin e Berishës këdo që kritikon komandantin, u hezitua të deklarohej mirënjohja për çdo socialist, duke filluar nga themeluesit dhe modernizuesit e PS. U nxorën jashtë Asamblesë Kombëtare socialistet e përkushtuara, si: Saimira, Edlira, Eva, Raimonda”, thotë Malaj për “Panorama”.
Sipas tij, “u përzgjodhën me “shumë kujdes” delegatët e Kongresit dhe nuk u zhvilluan zgjedhjet përpara Kongresit në disa nga qytetet kryesore të vendit. U përjashtuan nga çdo mundësi konkurrimi dhe promovimi të rinjtë që morën pjesë në takimet tona publike. Vazhdon mentaliteti i karrierës bazuar tek preferencat individuale dhe është dëmtuar meritokracia në PS”.
Deputeti Malaj thotë se partitë e shokëve dhe miqve, partitë e liderëve populistë i dëmtuan rëndë socialistët hungarezë dhe ata spanjollë. “PS duhet të mësojë nga gabimet e aleatëve të saj në të majtën progresiste europiane”, vijon.
I pyetur për lëvizjen e tij për modernizimin e partive politike, Malaj shprehet se ky proces do të vazhdojë dhe se nuk do të joshet asnjëherë nga oferta për ofiqe të larta në hierarkinë partiake. “Ky është një proces e do të vazhdojë. Angazhimin qytetar për atë që duhet të bëjmë më mirë në PS dhe në vendin tonë, nuk do ta ndal dhe nuk do ta shkëmbej me asnjë karrige në Kryesi apo në forume të tjera partiake. Debati nuk është një grindje individësh brenda PS-së, por një mundësi bashkëpunimi midis politikës në shërbim të jetës së përditshme të çdo shqiptari. Vitet e fundit po krijohen aristokratët e rinj, jo me pushtet të trashëguar, por të vjedhur nga mandatet politike të votuesve shqiptarë. Po krijohen agallarët e rinj që sapo marrin një post politik, mbahen fort me kthetra pas tyre, edhe pse qeverisja e vendit bëhet më e keqe”, deklaron ai./Start/
2011-11-23 11:25