Poliklinika e specialiteteve, në maj me aparatura të reja
Autori i Lajmit: red.
Rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve numër 3 në Tiranë pritet të përfundojë në mesin e muajit maj. Sipas drejtorit Artan Haruni, fill pas përfundimit të rikonstruksionit pritet të procedohet me pajisjen e poliklinikës me aparatura moderne. Kjo është faza e dytë e një projekti italian, i cili ka marrë përsipër, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së shërbimit në këtë poliklinikë. Aparaturat që disponon kjo poliklinikë janë të vjetra ( të viteve 40- 50), ku si pasojë jo gjithmonë janë në funksion të plotë. Kjo është edhe poliklinika me numrin më të madh të pacientëve në kryeqytet, të cilët marrin konsulta mjekësore çdo ditë. Sipas drejtorit Artan Haruni, të sëmurët kronikë janë të pajisur me kartela, ndërsa pjesa tjetër hapin ose jo kartela sipas sëmundjeve që paraqesin. Një pjesë e mirë e qytetarëve nuk janë të siguruar, për të cilët kërkohet fatura e vizitës mjekësore dhe më pas fatura e analizave sipas diagnozës që secili pacient paraqet. ”Në fillim konsulta kryhet me mjekun e famlijes dhe me pas vihet tek ne apo në spital sipas gjendjes shëndetësore të të sëmurëve. Ata që nuk kanë sigurime paguajnë faturën e vizitës mjekësore, ndërsa më pas paguhen edhe tarifat sipas analizave që duhen kryer pas konsultës te mjeku. Më 15 maj përfundon rikonstruksioni i godinës sonë dhe më pas pritet të procedohet me fazën e dytë të projektit që është pajisja me aparaturat që na janë premtuar ku për ne është e nevojshme radiografia. Faktikisht nuk është vendosur përfundimisht që kjo aparaturë të sillet këtu, por ne do të këmbëngulim që poliklinika të pajiset me këtë aparaturë”, - tha drejtori Artan Haruni. Momentalisht puna në Poliklinikën numër 3 vazhdon pa ndërprerje ndonëse rikonstruksioni i godinës bëri që ambientet të ngushtoheshin, ku në një dhomë ushtrohen 3 specialitete të ndryshme. Mesatarisht aty kryhen deri në 70 vizita në ditë.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009