E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Mandati im për PS-në, leksion për drejtimin neodiktatorial të Ramës

malaj-press-2013Tiranë- Kandidati i pavarur Arben Malaj, i cili u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PS-së, në një konferencë për shtyp ku prezantoi shkurtimisht platformën e tij për fitore në Vlorë, deklaroi se triumfi i tij do ti bashkohet selizë rozë, por siç tha Malaj ai do të shërbejë edhe si leksion për mënyrën e drejtimi neodiktatorialt që Edi Rama po drejton Partinë Socialiste.

I kam shërbyer me dashuri, përkushtim e profesionalizëm, jo vetëm PS-së, por gjithë shqiptarëve. Ky është vendim i vështirëështë emocion i përgjegjësisë. Të bashkojmë energjitë pozitiveKemi qënë së bashku për shumë vite e do të jemi përherë me të njëjtin përkushtim e detyrim. Mandati i fituar nga ky shërbim do të jetë në shërbim, jo vetëm të PS-së, por për ta mbrojtur nga neodiktorializmi në organizimin e saj që i ka kushtuar rëndë në tetë vitet në opozitë,-tha Malaj.

Malaj listoi edhe arsyet se përse ai nuk ishte në ekipin e Edi Ramës, ku veçoi dy më pikantet: Jam i bindur se po paguaj një çmim, për qëndriminqë kam mbajtur. Kam kërkuar të mos bëhen ndryshimet kushtetuese e si kam votuar, të mos bojkotohej parlamneti se është vendi më i mirëpër ushtrimin e një mandate deputeti.

Malja theksoi se në listën e Ramës janë ato persona që zvarriten me besnikëri të verbër ndaj kryetarit të opozitës: PS-ja mund ti fitojë zgjedhjet e mund ta qeverisë vendin ndryshe bazuar në kapitalet e saj. Smë ben pessimist, por më detyron të angazhohem më shumë. Vota ime në favor të socialistëve. Kanë marrë 7 mandate e pjesa tjetër nuk u maksimilizua në mandat të tetë, sepse u takon socialistëve dhe progresistëve të Vlorës për të mbbështetur integrimin e reformat për krizën që po bëhet gjithnjë edhe më e thëllë.

Smarr asnjë mandat që ta keqpërdor për asnjë ambicie personale. Kam detyrim tu shërbej me shumë dashuri e përkushtim për të gjithë vlonjatët. Fenomene negative të riorganizimit të PS-së, jo Rilindje, por riorganzim mbi besnikëri individuale,-tha Malaj duke thënë se vendimin për të dalë i pavarur në zgjedhje e ka marrë menjëherë sapo është njohur me listen edhe pse siç tha ai Rama ka dy vite që e kishte marrë vendimin e mosfutjes së tij në listën e 23 qershorit.

Veprim i dobishëm, pa inat se smund të deklarohesha më parë. Kam pritur vlerësimin që do të më jepte PS-ja për kontributet e miaNë thelb është lista e besnikëve të nënshtuar e jo e socialistëve të përkushtuar. Koha do ta vërtetojëKemi dy vjet që nuk vepruam në panik. Pa demokratizuar partitë nuk mund të dalë vendi nga kriza,-tha Malaj.

Malaj tha se do të ndërmarrë një fushatë vetëm pozitive duke theksuar se në politikën shqiptare duhet të përmisohet rrënjësisht struktura dhe mentaliteti drejtues. Sepse kemi dështuar të marrin tre herë statusin e vendit kandidat. Sepse qytetarët shqiptarë e ambienti politik është i mbingarkuar nga baltosja, ngërçet, mesazhet negatieve e sherret që sundojnë politikën shqiptare. Mandati im nuk do të këmbehet me karrige qeveritare. Mandari i një deputeti që do të përfaqësojë në Kuvend Vlorën,-tha Malaj.

Malaj tha se idetë e hedhura nga ai në lëvizjen Mendimi Ndryshe duhet të shërbejnë që të nxisin demokratizimin e partive në Shqipëri. Jo kundër socialistëve, por pro vendit tim,-tha Malaj.

Ashtu siç edhe u njoftua pak minuta aps shpalljes së listës së PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano është rreshtuar në krahun e Malajt si një mbështetës parimor në triumfin e të majtëve. Nano në fjalën e tij tha se Partia Socialiste duhet të çlirohet nga interesat e ngushta të zotit Rama duke përcjellë edhe një mesazh për politikën shqiptare: Fatos Nano në mbështetje të një kandidati të pavarur. Ky është një mesazh i fuqishëm që të gjithë të bëhen të pavarur nga klanet aktuale të politikës shqiptare, të errësirës, të interesave që as legjislacioni e institucionet e standartit evropian që kemi ngritur spo arrijnë të bëjnë transparencë. Besoj se është e qartë motivi që më sjell në mbështetje e në krah të Malajt. Është angazhim parimor, ska asgjë të errët në marrëdhneit e mia me përfaqësues të zgjedhur në të gjitha mandatet në drejtimin e PS-sëMalaj, Islami etj. Ska interes më të vockël sesa mbrojtja e parimeve, standartëve dhe angazhimeve të mbështetura në eksperienne poltiike e profesionale që mund ta nxisin zhvillimin evropian në Shqipëri. Të jetë kompematr në fitoren e socialistëve në zjehdjet e 23 qershorit. Do të bëjmë të pamundurën që kjo fushatë të maksimizojë votat e socialistëve të elektoratit shqiptar. E këtu mbaron angazhimi ynë. Jam këtu për të mbështetur (teksa në sallë u dëgjuan thirrje poshte neofashizmi) 4 mijë vota në listë apo 8 mijë e pak vota i pavarur. I bëj thirrje të votojnë përfaqësuesit e denjë.

Nano tha se në rast se Malaj triumfon në Vlorë atëherë përgjegjësia bie mbi Edi Ramën: E në rast se fenomeni Malaj përfaqësues i vlerave e kontributeve të PS-së në 22 vjet në vend do të arrijë të marrë më shumë vota se PS-ja në Vlorë, kjo do të jetë shumë domëthënëse për të vëndosur integritetin e kurajon e brezave të votuesve e sidomos të rinjve për njerëzit që shërbejnë me devocion e sakrifikojnë interesa private, që Rama nuk arriti asnjehrë ti vërë në fund të listës së tij. Ju ftoj të votoni simbolin Malaj dhe të nxisni të gjithë miqtë tu largohen përfaqësuesve të rremë të socialistëve të listës Rama,-tha Nano.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›