E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet muzeu i Sinës, hajdutët marrin përkrenaren e Skënderbeut

Skenderbeu6Peshkopi- Objektet kuturore në vendin tonë kanë rënë sërish pre e grabitjeve. Pas shatërrimit të afreskeve të Onufrit në Elbasan, në muzeun e Sinës në Peshkopi është vjedhur përkrenarja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët e ngjarjes, apo mënyrën e vjedhjes, por ka dyshime se përkrenarja është grabitur nga vizitorë të rastit. Kjo pasi aty nuk ka asnjë roje apo cieron, por muzeu ruhet nga një banor i zonës.

Gjatë pastrimit të muzeut, ai ka parë që përkrenarja mungonte dhe aty ndodheshin vetëm shpatat e familjës së kastriotëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›