E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj PS duhet te mbeshtese kandidaturen e Nanos per president

Partia Socialiste duhet të mbështesë pa hezitim kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës. Kjo është deklarata që deputeti dhe njëherësh anëtar i kryesisë socialiste Arben Malaj, ka bërë në një intervistë në studion e ABC NEWS.

Në analizën që i bën kandidimit për kryetar shtetit, nga ana e ldierit historik të së majtës shqiptare, Malaj thotë se takimet që po zhvillon Nano me krerët e partive, nuk janë thjesht e vetëm për të mbledhur 20 firma deputetësh, për ta bërë zyrtarisht pjesë të garës presidenciale.

Arben Malaj, vlerëson se zgjedhja e kreut të ri të shtetit përbën një kritik në jetën politike të vendit. Ai thotë se Presidenti ardhshëm nuk duhet të jetë përfaqësues i mazhorancës, por një figurë e gjithëpranuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›