Berisha Mbeshtetje nga SHBA per luften e korrupsionit dhe heqjen e imunitetit
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë demokratike foli për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se në të gjitha takimet që pati mori mbështetjen e SHBA-ve në në procesin e integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë.
Duke veçuar takimin me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton shefi i qeverisë tha se ka marrë mbështetje për luftën kundër korrupsionit dhe heqjen e imunitetit të zyrtarëve.
“Lufta kundër korrupsionit dhe heqja dorë nga imuniteti duhet që të realizohet barazia para ligjit dhe përgjegjshmëria para organeve të drejtësisë dhe ligjit e të gjithë ofiqarëve dhe qytetarëve në mënyrë të barabartë”
Ai tha se në takimin me Klinton që zgajti pothuaj dyfishin e kohës së planifikuar, u trajtuan gjërat në sensin miqësor dhe me dëshirën më të madhe për të ndihmuar Shqipërinë në proceset integruese, për të cilat kryeministri ëhstë shprehur se është një proces i bazuar kryekëput në meritë.
“Disa herë theksoi Hillari që vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. E njoha me klimën pozitive që ekziston në vend, bashkëpunimin dhe e sigurova që e konsiderojmë procesin si kryekëput të bazuar në meritë"-tha Berisha.
Duke i shprehur mirënjohjen sekretares së shtetit për mikpritjen Berisha tha se e ftoi Hillari Klinton të vizitojë Shqipërinë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë dhe kjo sipas tij ëhstë dëshira e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Gjithashtu kryeministri u ndal edhe në takimet që ai pati me kongresmenë dhe senatorë të SHBA-së, ndërsa një vëmendje të veçantë kryeministri i kushtoi 100 vjetorit të themelimit të “Vatra”, duke shprehur krenarinë ëpr këtë organizatë e cila në këto vitë ëhstë vënë në shërbim të kombit.
Një tjetër ngjarje e rëndësishme e vizitës së kryeministri në SHBA ka qenë edhe pjesëmarrja në promovimin e filmit “Besa” që sipas kryeministrit ishte promivimi më i shkëlqyer që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve pas anëtarësimit në NATO.