E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: PS me frymë radikale, po largohet nga ndërkombëtarët

17-10-2011 / Gazeta 55

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj, i është përgjigjur me kritika dhe akuza lëvizjeve të kryesocialistit Edi Rama, i cili duke radikalizuar Partinë Socialiste, kërcënon mazhorancës me bojkot dhe bllokim të ligjeve. “Berisha mbijeton nga mossukseset dhe dështimet e PS-së, e cila për rreth 6 vjet nuk drejtohet më as nga Nano, as nga Meta”- thotë Malaj, duke atakuar lidershipin e selisë rozë. “Është hera e parë pas themelimit të saj që PS bëhet publikisht edhe nga ndërkombëtarët edhe nga analistët në vend, përgjegjëse për radikalizmin e saj. Është hera e parë që PS bëhet përgjegjëse për ngecjen e vendit në rrugën e integrimit. Kush e ndryshoi brenda natës Kushtetutën e vendit? Kush e bëri sistemin zgjedhor me lista të mbyllura, thjesht për të mbytur çdo oponencë brenda partive politike dhe që kryetarët e tyre të sillen si pronarë të tyre? Për çfarë i shërben vendit sistemi elektoral që bazohet tek besnikët e kryetarëve, që zëvendëson meritokracinë me servilizmin?”- tha dje deputeti Malaj. Ai thekson se: “Shpifjet dhe akuzat ndaj kolegëve nuk e ndihmojnë PS-në të përmbushë misionin e saj, t’u heqë shqiptarëve nga qafa barrën e rëndë të keqqeverisjes së vendit nga Berisha, të çbllokojë integrimin e vendit dhe të bindë shqiptarët se do të qeverisë ndryshe. Me strategji shpifëse ndaj socialistëve që janë kundër ngecjes së vendit në rrugën e integrimit, që janë kundër bojkotit, që janë kundër radikalizmit, nuk fshihen gjatë dështimet në lidershipin e PS”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›