Bllokim i reformave, alibi për kongresin e 5 nëntorit

“Pakti prej 10 pikash” , reagon deputeti Jemin Gjana
Mungesa e konsensusit për ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament, konsiderohen nga demokratët si alibi e kryesocialistit për të penguar detyrat që Brukseli zyrtar i ka dhënë klasës politike shqiptare. Deputeti demokrat, Jemin Gjana, thotë se kjo praktikë e kreut të opozitës është vazhdimësi e modelit 2 vjeçar të socialistëve. “Edhe në pikëpamje të afateve të parashtruara, paketa në vetë vete është një alibi për të mbuluar qëllimin e vërtetë të Edi Ramës- dënimin e qeverisë- sipas mentalitetit dhe pikëpamjes së tij. Ndërkohe që në të vërtetë dënimi është për shqiptarët”- tha Gjana. Deputeti Gjana, thotë se kryesocialisti Rama me këtë model bllokues në parlament ka si qëllim jo vetëm refuzimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë më 12 tetor, por do ta përdorë të njëjtën politikë për të kapërcyer kongresin e nëntorit të PS deri në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. “Ky qëndrim bllokues i Edi Ramës ka për të vazhduar. Ndoshta jo vetëm derisa ai të riformatojë zgjedhjet dhe të mbyllë çështjen e zgjedhjeve në parti, por ka për ta mbajtur këtë si një gur loje politike deri në zgjedhjet e 2013”- tha Gjana. Përpos ftesës për nisjen nga puna për ndërtimin e ligjit të ri elektoral, demokratët kanë humbur shpresën për miratimin e ligjeve, të cilat prej më shumë se dy vjetësh presin miratimin me shumicën e cilësuar në Parlament.
...