E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS t’i drejtohet ODIHR-t për amendimet në ligj, s’ka pengesë ligjore

17-10-2011 / Gazeta 55

Reforma Zgjedhore, ish-kreu i KQZ-së Çlirim Gjata


Socialistët nuk kanë asnjë pengesë për t’iu drejtuar ODHIR-it me paketën e tyre të amendimeve për reformën zgjedhore si subjekt politik. Selia rozë adresimin në këtë strukturë e shihte të mundur vetëm nëpërmjet komisionit të posaçëm bipartizan të reformës elektorale. Por për juristin Çlirim Gjata, kufizimet janë vetëm për Komisionin e Venecias. “Janë disa personalitete apo institucione të caktuara që mund t’i drejtohen Komisionit të Venecias, si parlamenti apo kryetarja e parlamentit apo presidenti, ndërsa në lidhje me faktin se a duhet t’i drejtohesh ODIHR-it apo OSBE-së për të komentuar disa propozime nuk ka ndonjë procedurë të veçantë apo penguese. Kemi një ambasador, një prezencë të OSBE-së këtu që i janë drejtuar për gjithë këto vite për turli lloj problemesh e turli lloj shkaqesh nga më të ndryshmet, e deri nga më absurdet ndoshta. Pra nuk di të ketë ndonjë procedurë të veçantë që t’i drejtohesh OSBE/ODIHR-it”- tha Gjata. Ish- kryetari i KQZ-së hedh idenë që pavarësisht nëse i drejtohen ODHIR-it, të gjitha ndryshimet që PS kërkon të bëjë në kod, duhet t’i nënshtrohen analizës publike të juristëve. “Këto duhet të hidhen në publik në mënyrë që gjithë juristët, ekspertët e kësaj fushe, pra që merren me zgjedhjet, të marrin e të debatojnë në lidhje me këto propozime. Kjo është shumë e rëndësishme”- tha Gjata. Selia rozë kërkon që komisioni që do të kryejë reformën të jetë bipartizan, sipas formulës tradicionale. Sipas socialistëve duhet të jetë kjo strukturë ajo që do t’i drejtohet ODIHR-it për sugjerime.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›