Fokus/Gënjeshtra e Topit: Nuk u largova nga stadiumi “Loro Boriçi”
Presidenti u largua nga shkallët e stadiumit pas thirrjeve të shkodranëve: “O Bamir, o tradhtar, dil përjashta o zagar”
Presidenti i Republikës sulmoi edhe mediat dje, lidhur me lajmin e dhënë se ai u largua nga stadiumi “Loro Boriçi”. Topi i cilësoi pro qeveritare të përditshmet që informuan opinionin publik, rreth pritjes së kreut të shtetit në qytetin e Shkodrës dhe mandej largimin e beftë të tij nga shkallët e stadiumit, ndërsa menjëherë pas këtij momenti lëshon vargun e akuzave dhe fyerjeve krahinore për shkodranët. “Përgënjeshtrimi i Drejtorisë së Informimit Publik të Institucionit të Presidentit të Republikës lidhur me disa të pavërteta të botuara ditën e sotme në disa gazeta të njohura si pro-qeveritare, sipas të cilave Presidenti i Republikës është larguar ditën e djeshme nga Stadiumi i Shkodrës pak përpara përfundimit të ndeshjes. Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës, bën të ditur se këto janë deformime të qëllimshme, që synojnë t’i japin një imazh negativ pritjes jashtëzakonisht të ngrohtë e qytetare që iu rezervua Presidentit të Republikës si kudo, edhe në qytetin e Shkodrës”- thuhej dje në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës.
Por e vërteta nuk është kjo, pasi presidenti braktisi ndeshjen Vllaznia – Tirana në minutën e 75-të, nisur nga thirrjet e shkodranëve të pranishëm në stadium, se Bamir Topi është tradhtar dhe s’duhet të hyjë në Shkodër.
Nga tribuna përkashi thirrjet ishin kundër presidentit të republikës dhe kuptueshëmm, atij s’i mbetej gjë tjetër veçse të largohej nga sytë këmbët, duke lënë korin të bënte punën e tij me thirrjet si, “O Bamir, o tradhtar, dil përjashta o zagar”.
...