E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, PDIU/Shpëtim Idrizi: Deklarim i rremë - qytetarët do gjobiten

17-10-2011 / Gazeta 55

Turi “Ji krenar që je shqiptar” është ndalur në qytetin e Vlorës, ku Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka takuar mbështetësit e saj. Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi në fjalën e tij është përqendruar në apelin për pjesëmarrje në procesin e regjistrimit të popullsisë, duke u shprehur se ata që deklarojnë kombësi ndryshe nga se shkruhen në regjistrin e gjendjes civile do të gjobiten. “Çdo njeri që në regjistrin e gjendjes civile është shqiptar dhe i ndikuar nga jashtë do të deklarohet se i përket një kombësie tjetër në rastin specifik, deklarohet grek. E ka të kotë sepse deklarimi i tij duke u ballafaquar me regjistrin kombëtar të gjendjes civile nuk do të merret parasysh dhe do të gjobitet për deklarim të rremë. Prandaj unë po ju them shqiptarë dilni dhe deklarohuni se jeni shqiptarë dhe kushdo që mendon se do të abuzojë tashmë nuk e ka më mundësinë që ta bëjë këtë gjë. Ndalesa e ardhshme e turit “Ji krenar që je shqiptar” e PDIU do të jetë në qytetin e Fierit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›