E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi po shkel rregullin kushtetues në dëm të qytetarëve shqiptarë

17-10-2011 / Gazeta 55

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda


Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda tha dje se Presidenti Topi ka heshtur përballë lëvizjeve anti-institucionale të opozitës së Edi Ramës, të cilat sollën bllokimin e integrimit Evropian, edhe për këtë vit. “Bojkoti i opozitës pengoi kursin e reformave, çka solli edhe mos marrjen e statusit të vendit kandidat edhe për këtë vit. Por nga ana tjetër s’kemi parë një apel të vetëm publik të presidentit të republikës”- u shpreh Doda. Duke iu referuar situatës politike, kryesisht në bllokimin e ligjeve nga Partia Socialiste, Mesila Doda tha se “Edi Rama ka humbur çdo betejë politike, ndërsa vuri në jetë skenarët kamikazë si protestat e dhunshme, djegia e gomave nëpër akset kombëtare e deri te puçi i shtetit më 21 janar të këtij viti”. Sipas saj, PD i ka bërë ftesë PS për të bashkëpunuar për emërimin e Avokatit të Popullit, hartimin e Reformës Zgjedhore, ngritjen e Gjykatës Administrative dhe shumë ligje të tjera, të kërkuara edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Po ashtu, deputetja demokrate ka shpjeguar edhe arsyen se pse doli kundër organizimit të funeralit shtetëror për të ndjerin Ramiz Alia. Ajo theksoi se Alia është përgjegjës për dhjetëra të pushktaruar në kufi gjatë vitit ’90-të si dhe për mijëra të rinj në masakrën e Tivarit. “Ai mund të ishte diktatori i fundit, por ai njeri nuk e meritonte të kishte një funeral shtetëror. Nuk kishte arsye për të nderuar Ramiz Alinë”- tha ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›