E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: PS të ndalojë me statut bojkotin e Parlamentit

“PS duhet te ndaloje me statut dhe ne  rregullore e Grupit Parlamentar  përdorimin e bojkotit te parlamentit si instrument politik i opozitës. Ky standard te jete i detyrueshëm edhe për partitë e tjera politike. Ajo qe nuk është e ndaluar lejohet- kjo është një aksiome jo vetëm politike”, theksoi ai.

Deputeti Malaj ka paraqitur tre arsye, se pse bojkoti nuk duhet të përdoret nga PS-ja. “Së pari-Ne u kërkojmë votën shqiptarëve që të jemi deputetet e tyre në Parlamentin e vendit tonë. Së dyti- Betohemi për të filluar mandatin e deputetit sipas një formulë betimi të përfshirë në kushtetutën e vendit, ku  betimi ynë është në raport me vendin tonë, jo me partitë politike. Së treti-ne përbetohemi publikisht se e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, e vërteta është që të gjitha partitë e majta dhe të djathta në Evropën e Bashkuar nuk e përdorin bojkotin  si instrument të luftës politike”, sqaroi ai.

Malaj shtoi se në Shqipëri po krijohet kasta e njerëzve që bëjnë gjithçka për të qëndruar sa më gjatë në karriget e tyre partie dhe qeverisëse./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-16 12:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›