Vendimi i Kushtetueses, PDIU: Të hiqet pyetja mbi etninë

“PDIU pret zbardhjen e argumentimit të Gjykatës Kushtetuese, për të parë nëse në të është përfshirë edhe përcaktimi i antikushtetueshmërisë të censusit të popullsisë, sikurse PDIU kishte kërkuar publikisht nga Gjykata. Gjithsesi, fakti që ndryshimi i kombësisë sipas vendimit të gjykatës është antikushtetues nëse nuk bëhet mbi baza e prova, kjo vërteton se censusi me pyetje mbi baza etnike dhe fetare nuk duhet të zhvillohet”, thekson
PDIU i ribën thirrje qeverisë shqiptare të heqë nga pyetësori pyetjet mbi etninë dhe fenë, edhe pse kjo duhet të kishte ndodhur prej kohësh. “Censusi duhet të zhvillohet në ndihmë kombit dhe shtetit shqiptar, pra pa pyetje mbi përkatësinë kombëtare dhe besimin e individëve. Edhe në rast se Komisioni Shtetëror i Censusit, në kundërshtim me vullnetin e popullit, vijon këtë projekt, PDIU do të bëhet garat i amendamenteve të saj të kaluara në Kuvend”, vijon deklarata.
“Këto amendamente sigurojnë që të dhënat mbi kombësinë, të mbledhura gjatë censusit nuk do të merren parasysh nëse janë deklarime të rreme. Kahkundërt, INSTAT detyrohet që të marrë si të dhëna të sakta për efekt statistikor të dhënat që janë të shënuara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e përforcon këtë qëndrim. Aty bëhet e qartë se vetëdeklarimi duhet të jetë i bazuar në prova dhe në fakte. Kështu, vetëdeklarimi i kombësisë duhet të bazohet në të dhënat që janë në regjistrin kombëtar dhe ky është tashmë një detyrim ligjor i Komisionit Shtetëror të Censusit dhe INSTAT, për të cilat PDIU do të bëhet garant”, thekson PDIU-ja./S.Ll/Start/
2011-09-16 14:36