E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Akuzat e opozitës ndaj meje, politike

Akuzat u bënë nga deputeti Sajmir Tahiri në lidhje me dhënien e licencës për minierën e Bulqizës, duke akuzuar se këto licenca ishin marrë nga njerëz pranë ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli.

“Gjatë kohës kur unë kam qenë në krye të ministrisë së Ekonomisë gjatë viteve 2008-2009, në minierën e Bulqizës janë realizuar investime të konsiderueshme që kapnin shifrën e afro 300 milion usd”, tha sot Ruli.

Ai shtoi se ndaj deputeti socialist është depozituar një padi civile në gjykatën e Tiranës.  Ministri tha se akuzat ndaj tij janë përgatitur në zyrat e liderit socialist Edi Rama, ndërkohë që e ka quajtur Tahirin si vegël në duart e Ramës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-16 14:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›