Patozi letër Ruçit: Të thirret OSBE për reformën zgjedhore

Në këtë letër, njoftohet se PD-ja ka caktuar dy negociatorë, Oerd Bylykbashin dhe Viktor Gumin.
“Një muaj pas daljes së raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për Zgjedhjet Vendore të 8 majit në Shqipëri, është koha më e përshtatshme që të nisim bashkërisht përpjekjet për një reformë zgjedhore cilësore, që të përgatisë si dhe kur duhet zgjedhjet politike të vitit 2013. Ne jemi të gatshëm që të nisim pa humbur kohë kontaktet, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm të marrë udhë sa më shpejt”, shkruan Patozi.
Në letër, Patozi kërkon nga socialistët që t’i drejtohen OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias për të dhënë asistencën e tyre. “Do të ishte në interesin e të dy palëve dhe të vetë procesit që ne t’u drejtoheshim me një ftesë të përbashkët OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias që ata të shqyrtonin mundësinë për të asistuar Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore në të gjitha etapat e tij”,thekson në letrën e tij kreu i grupit parlamentar të PD-së.
Një javë më parë, kreu socialist, Edi Rama, bëri thirrje për nisjen e punës për reformën zgjedhore, ku janë caktuar edhe dy deputetët, Damian Gjiknuri dhe Vasilika Hysi, për të negociuar me mazhorancën. /S.Ll/Start/
2011-09-16 13:33