Brazili me nje minister te ri sportesh
Një komunist largohet dhe një tjetër e zëvendëson. Nuk bëhet fjalë për ndonjë sekretar të parë në një byro politike, por për ministrinë e sporteve në Brazil. Presidentja Dilma Rusef ka emëruar në detyrë Aldo Rebelon, një pjesëtar i partisë komuniste të Brazilit, duke zëvendësuar ish-ministrin e dorëhequr, Orlando Silvën, edhe ky me teserën e kuqe në xhep.
Ministri i ri u shpreh se “kjo detyrë është një përgjegjësi ndaj qeverisë, por në radhë të parë ndaj njerëzve”, ndërsa njihet si njeri i respektuar dhe që është i aftë të marrë përsipër detyra dhe sfida të mëdha.
Detyra e tij do të jetë të ndihmojë Brazilin të bëhet gati për botërorin e vitit 2014 dhe lojrat olimpike të vitit 2016 si dhe te zbusë marrëdhëniet mes qeverisë dhe federatës së futbollit brazilian.
Ish-ministri Silva u largua pas skandalit që plasi sipas të cilit ai kishte menaxhuar për përfitime vetjake një fond prej 40 milionë realësh, apo rreth 23 milionë dollarësh amerikanë, nëpërmjet kontratave që i sillnin përfitime edhe partisë së tij, një partnere në koalicionin qeverisës.