Malaj: Përdorimi i euros, para kohe
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e vlerëson të parakohshme përdorimin e euros në vend të lekut. Qëndrimi i ekspertit socialist të financave vjen pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha për të përdorur euron si monedhë kombëtare, me qëllim shmangien e luhatjeve në kursin e këmbimit. Sipas Malaj, vendi duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe më pas të hyjë në Eurozonë. Efektet e këtij procesi, në rast se do të ndodhë para kohe, do të jenë negative. Për ish-ministrin qeveria përpara se të mendojë për zëvendësim të monedhës vendase, duhet të bëjë kujdes me politikat fiskale.