Hungaria mbështet Shqipërinë për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave
Hungaria i jep mbështetje Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë vizitës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në konferencën e katërt rajonale të kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka marrë të konfirmuar mbështetjen e plotë nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Bela Katona. "Ne do të lobojmë për ju", theksoi kryetari Katona, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të ndikojë në muajt shumë të rëndësishëm të presidencës hungareze të BE-së pas një viti. Për Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbështetja hungareze është e rëndësishme si për anëtarësimin në NATO, ashtu edhe në rrugën e integrimit në BE. Kreu i Kuvendit hungarez, gjatë takimit të zhvilluar në Hungari me kryetaren tonë të Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu gatishmërinë e Budapestit për të mbështetur Shqipërinë drejt integrimit në BE dhe liberalizimin e vizave.
Hungaria ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur pa rezerva
përpjekjet e Shqipërisë drejt integrimit në BE, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit hungarez, Bela Katona, gjatë takimit të zhvilluar në Hungari me Kryetaren tonë të Kuvendit, Jozefina Topalli.
"Për liberalizimin e vizave, ju po trokisni në dyer të hapura", tha ai, duke siguruar jo vetëm mbështetjen e vendit të tij, por edhe influencën në vende të tjera. "Ne do të lobojmë për ju", theksoi kryetari Katona, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të ndikojë në muajt shumë të rëndësishëm të presidencës hungareze të BE-së pas një viti.
Zoti Katona nënvizoi se edhe gjatë periudhës deri në marrjen e presidencës, Hungaria do të jetë një ombrellë mbrojtëse për Ballkanin Perëndimor dhe do të përdorë të gjithë potencialin e saj politik e diplomatik për anëtarësimin sa më të shpejtë të këtij rajoni. Për Kryetaren e Kuvendit, kjo mbështetje e vazhdueshme e Hungarisë ka një vlerë shumë të rëndësishme në arritjen e ambicieve integruese të Shqipërisë. Topalli mori pjesë në konferencën e katërt rajonale të kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të titulluar "Bashkëpunimi me NATO-n dhe procesi i integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor", që u zhvillua në Budapest. Kryetari Katona tha se Hungaria e kupton më së miri domosdoshmërinë e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen ku i takon të jetë, e veçanërisht do të mbështesë fuqimisht liberalizimin e vizave për një vend që ka vuajtur një kohë të gjatë në izolim. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetari Katona informoi Kryetaren e Kuvendit se pas një muaji në një takim informal të ministrave të Jashtëm të rajonit do të jetë e ftuar dhe Kosova. Po ashtu edhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës do të jetë për një vizitë zyrtare në Hungari.