"Enciklopedia nuk u realizua nga specialistë"
"Përgjithësisht jam njeri që më pëlqen të ndërtoj ura komunikimi mes kulturave, por ka një kufi çdo gjë", shprehet ai, ndërsa fyerjen prej intelektuali arrin t‘ia dallosh lehtë. Luan Starova, akademik jo vetëm i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, por edhe i asaj shqiptare, njeri i letrave, autor librash, shkrimtar, ka një arsye më shumë për të folur mbi enciklopedinë e përuruar të mërkurën në Shkup dhe që ka nxitur debat mbi përkufizimin që u është bërë shqiptarëve, duke i quajtur ata si "njerëz mali". Akademiku Starova është nga ata intelektualë që hoqën dorë prej kësaj enciklopedie që në krye të herës. Ai nuk mund të pranohej me përkufizimet ndaj shqiptarëve e me fyerjet jo e jo. Si ai vepruan edhe një grup akademikësh të tjerë shqiptarë, mes tyre edhe Ali Aliu. Gjatë këtyre viteve ka reaguar shpesh në shtyp në lidhje me këtë çështje, por duket se nuk ka qenë mjaftueshëm për parandalimin e saj. "Me mënyrën se si akademikët i kanë trajtuar shqiptarët, ne largohemi, nuk afrohemi me popullin maqedonas. Është një enciklopedi që mbi të gjitha i bën keq brezit të ri", vijon më tej ai, duke shtuar se "është një reagim fyes ndaj shqiptarëve".
Zoti Starova, juve si anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, por edhe si shqiptar, ju është propozuar të bëheshit pjesë e redaksisë që do të përpilonte enciklopedinë, e cila është promovuar këto ditë. Përse hoqët dorë?
Para disa viteve, kur mendohej të përpilohej enciklopedia prej akademisë, m‘u propozua që të merrja pjesë si redaktor. Fillimisht mendova se po përzgjidheshin punëtorët shkencorë më kompetentë prej shqiptarëve, ndaj edhe m‘u duk me interes. Por me kohën aty arritëm në disa përfundime të cilat fatkeqësisht nuk përputheshin me hartimin e enciklopedisë, siç ishte planifikuar fillimisht. Prej asaj kohe, që i takon që nga koha e themelimit të saj, unë u distancova. Edhe sot natyrisht unë jam i distancuar, sepse nuk u pajtova me faktin që shqiptarët të trajtohen të kufizuar në këtë enciklopedi.
Kush ishin akademikët e tjerë shqiptarë që u përzgjodhën së bashku me ju?
Grupi i intelektualëve që u përzgjodh ishte mjaft eminent. Mund të përmend këtu emrat e akademikëve Ali Aliu, Xhevat Gega etj. Me kohën, mendimet që dolën prej grupit tonë nuk ishin në përputhje me trajtimin që kjo enciklopedi kërkonte t‘u bënte shqiptarëve. Ne nuk pranuam që shqiptarët të përcilleshin prej këtij botimi pa atë identitetin e vërtetë që u takon. Mbi të gjitha ne nuk pranuam që me këtë pjesë të merreshin njerëz që në të vërtetë nuk ishin specialistë të fushës dhe që ishin bërë të njohur më parë sidomos me botimet e tyre negative kundrejt shqiptarëve.
A keni reaguar ju edhe para se kjo enciklopedi të promovohej zyrtarisht?
Për të gjithë këta elementë unë edhe më parë kam reaguar publikisht në shtypin shqiptar në disa raste. Si atëherë edhe tani, mendimi im është që rezultati jo vetëm që nuk është i pëlqyeshëm, por është edhe mjaft fyes për të gjithë ne. Njerëzit që kanë shkruar për trajtat që kanë të bëjnë me shqiptarët nuk janë njerëz të njohur dhe në pjesën më të madhe të tyre janë maqedonas. Stereotipat që ata kanë për shqiptarët janë të njohura mirë, por unë them se kjo më shumë u bën dëm marrëdhënieve shqiptare-maqedonase, se sa u bën mirë.
Si ka mundësi që të tilla reagime kundrejt shqiptarëve vijnë prej intelektualëve, prej akademikëve që në të vërtetë pritet të jenë njerëz me dije dhe pa komplekse?
Fatkeqësisht këto reagime dhe stereotipa kanë qenë të pranishme në një pjesë të anëtarëve të Akademisë së Maqedonisë dhe ne si akademikë shqiptarë që jemi aty, shprehim keqardhjen tonë, indinjatën dhe mospajtimin tonë me këto reagime. Edhe akademikë të tjerë që janë në akademi kanë refuzuar që në fillim, duke shprehur bindjen se me të tilla koncepte nuk mund të punohet. Ne u kemi thënë atyre se në redaksinë kryesore nuk ka shqiptarë dhe u është thënë qartë se sipas këtyre principeve, enciklopedia nuk mund të punohet dhe nuk mund të japë rezultatet e duhura, për më shumë që realizuesit e saj kanë qenë njerëz që janë prononcuar edhe më përpara me qëndrime negative ndaj shqiptarëve.
Mendoni se ky përcaktim ndaj shqiptarëve në enciklopedi është një fyerje e paramenduar?
Ju e dini mirë se në jetën e përditshme ose në politikën ditore janë të pranishme mjaft stereotipa për sa u përket shqiptarëve. Mirëpo fatkeqësisht tani të tilla mendime fyese ndaj nesh shfaqen edhe nëpër enciklopedi dhe kjo është jashtë çdo mendimi shkencor. Duhet të ndodhë ndryshe. Kur bëhet fjalë për botime shkencore akademike, të tilla mendime eliminohen dhe duke mos ndodhur kështu, unë them se fatkeqësisht të tilla veprime më shumë u bëjnë keq atyre, se sa neve.
Do të thotë që për realizimin e enciklopedisë, sidomos për sa i përket çështjes së shqiptarëve, nuk kanë punuar specialistë të mirëfilltë të fushës?
Shiko, vetë fakti që në redaksinë kryesore nuk ka shqiptarë, ka njerëz që nuk punojnë sipas parimeve shkencore, që nuk kanë kompetencat e duhura shkencore, individë që janë të njohur me tekste negative dhe që nuk janë në nivel për të shkruar një enciklopedi, mendoj se të gjitha këto së bashku të çojnë në një përfundim se nuk kemi të bëjmë me specialistë.
Ǒduhet të ndodhë me këtë enciklopedi? A duhet hequr nga qarkullimi?
Me këto të dhëna unë ndaj opinionin e përgjithshëm se jo vetëm që ajo duhet rishikuar, korrigjuar apo anuluar, por mendoj se sidomos për sa u përket trajtave që kanë të bëjnë me shqiptarët, ajo duhet të korrigjohet dhe për këtë duhet që të merren njerëz që i kanë kompetencat e duhura. Unë mendoj se edhe vetë redaksia që ka punuar në realizimin e kësaj enciklopedie, por besoj se edhe vetë akademia, duhet të ketë një reagim kritik ndaj çfarë ka ndodhur më parë dhe ndaj asaj që është shkruar në enciklopedi. Unë personalisht, por edhe akademikë të tjerë shqiptarë, zgjodhëm të mos merrnim pjesë në promovimin e kësaj enciklopedie.
Çfarë prisni nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, por edhe nga Tirana zyrtare?
Ndërmjet dy akademive për një kohë të gjatë marrëdhëniet kanë qenë të mira, kanë bërë edhe manifestime të përbashkëta. Unë mendoj se janë të nevojshme kontaktet në nivel të lartë dhe është i nevojshëm bashkëpunimi, sidomos për ata elementë që janë me rëndësi për të dyja palët. Unë mendoj se edhe nëse nuk eliminohen në përgjithësi këto mendime kundrejt shqiptarëve, atëherë ato nuk duhet të jenë pengesë në realizimin e një enciklopedie. Punimet shkencore të këtij niveli duhet të na bashkojnë dhe jo të na largojnë. Dhe pikërisht këtu unë e shikoj edhe fyerjen më të madhe. Si autor, si shkrimtar që shkruaj në gjuhën shqipe, e shikoj personalisht si një fyerje kur lexoj nocione të tilla mbi identitetin tonë. Janë nocione që u përkasin niveleve shumë të ulëta dhe ju sot i shikoni në një enciklopedi. Kjo është shumë fyese jo vetëm për mua personalisht, por edhe për prezencën time në këtë akademi.
Veç stereotipave që ju përmendni, përse akademikët maqedonas kanë dalë në të tilla përfundime, pavarësisht se kemi të bëjmë me një enciklopedi?
Projekte të këtij niveli enciklopedik, sidomos kur u përkasin popujve me një traditë dhe me një histori mjaft komplekse, duhet të jenë të menduara mjaft mirë, duhet të jenë të mirëstrukturuara. Manipulimi me të vërtetën në këtë nivel lë gjurmët e veta edhe në ndërgjegjen e gjeneratave të reja. Ka reagime shumë të forta dhe të arsyeshme prej një brezi të ri shqiptarësh, të cilët nuk mund të pajtohen me stereotipa të kësaj natyre që i fyen thellë ata. Të realizosh një enciklopedi kërkon një punë të gjatë, që shpesh bën dhe kalon edhe disa dekada e pritet që rezultati final të jetë i vërtetë. Ndaj edhe para disa viteve, ne, disa intelektualë shqiptarë, e bojkotuam këtë projekt. Nuk u pajtuam me faktin që ne shqiptarët të trajtoheshim në këtë mënyrë, pra të përcilleshim si një fragment i historisë. Këtu bëhet fjalë për elementë të identitetit që nuk i ndajnë kufijtë që kanë qenë vetvetiu dhe që nuk përbën asgjë fyese për Maqedoninë. Enciklopedia është një sintezë, një vepër që plotëson boshllëqe të caktuara dhe ka njerëz që u kanë kushtuar jetën enciklopedive. Unë gjithnjë e kam thënë se një botim i kësaj natyre do të kishte më shumë pasoja negative, se sa pasoja pozitive.
Çfarë prisni të ndodhë tani?
Unë mendoj se këto dobësi të enciklopedisë do konstatohen dhe korrigjohen sa më shpejt. Është një paradoks i vërtetë që para syve tanë, që jemi anëtarë të akademisë, të krijohen të tilla ngjarje kundër nesh si shqiptarë, si njerëz, por edhe si identitet. Ne kemi shpresë të integrohemi në familjen e madhe europiane, por ne praktikisht kështu dezintegrohemi edhe para opinionit të gjerë.
Akademiku Kristaq Prifti, kritika për shtrembërime dhe falsifikime të historisë
"Po mohohet autoktonia e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme"
Akademiku shqiptar, Kristaq Prifti, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë së Maqedonisë, pasi sipas tij në këtë botim janë bërë mjaft shtrembërime dhe falsifikime të historisë.
"Shtrembërimi më i paskrupullt që i bëhet kësaj historie është mohimi i autoktonisë së shqiptarëve të Maqedonisë së sotme në trojet e tyre amtare, ku jetojnë prej shekujsh nga kohët më të lashta, duke i paraqitur si një popullsi e vendosur në këto troje nga Shqipëria e Veriut në shekujt XVIII-XX", thotë Prifti. Sipas tij, studiuesit e sotëm maqedonas po përsërisin tezat e vjetra të historiografisë serbomadhe dhe këtë po e bëjnë kur dihet se studiuesit shqiptarë dhe mjaft nga ata të vendeve të Ballkanit dhe të Europës, që prej më shumë se një shekulli, duke u mbështetur në të dhënat e arkeologjisë, të gjuhësisë, në dëshmitë e dokumenteve historike, kanë arritur në përfundimin se shqiptarët janë popullsi autoktone në territoret ku banojnë edhe sot në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni. "Shkenca e sotme albanologjike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, ka pranuar tanimë se hapësira territoriale-gjeografike në të cilën u formua gjuha shqipe dhe u konsoliduan shqiptarët si popull e si komb, me kulturën e tyre të veçantë, përputhet me anën perëndimore të Ballkanit, me territorin në të cilin banojnë edhe sot, kuptohet me tkurrjet që ai ka pësuar gjatë shekujve. Kjo hapësirë në të cilën përfshihej edhe Dardania (Kosova), viset me popullsi shqiptare të Maqedonisë së sotme, fillonte nga Raguza në veri e deri në Çamëri e në Gjirin e Artës në jug, nga Shtipi, Sharri, Shkupi e Nishi në verilindje e lindje e deri në brigjet e Adriatikut e të detit Jon", thotë ai. Akademiku Prifti bën me dije se shqiptarët e Maqedonisë së sotme nuk ishin barinj primitivë, siç pohohet në enciklopedinë maqedonase, por pjesë e gjithë kombit shqiptar, e asaj njësie etnike-territoriale dhe kulturore që formuan shqiptarët gjatë shekujve e që u shfaq, përveç të tjerave, edhe në vazhdimësinë e një jete qytetare të zhvilluar nga periudha ilire, e një kulture të përbashkët që e trashëgojnë edhe sot. "Teza si këto që janë publikuar në botimin e fundit të enciklopedisë maqedonase nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën shkencore, janë të diktuara nga motive politike, synojnë t‘u mohojnë shqiptarëve të Maqedonisë së sotme të drejtat e tyre mbi territoret në të cilat banojnë si popullsi autoktone dhe kërkesat e tyre të ligjshme, të shfaqura me tërë forcën e tyre gjatë kohëve të fundit, për të gëzuar në shtetin maqedonas të gjitha të drejtat kombëtare në një shkallë me maqedonasit. Qëndrime të tilla nuk u shërbejnë marrëdhënieve të bashkëjetesës së shqiptarëve me maqedonasit, mirëkuptimit ndërmjet tyre që përbën një kusht themelor për stabilitetin e shtetit maqedonas dhe në gjithë rajonin", thotë ai. Akademiku Prifti pohon se nuk pritej që në një shtet si Maqedonia, në të cilin shqiptarët përbëjnë kombësinë e dytë për nga numri i tyre, rreth 30 për qind të popullsisë, që ka marrëdhënie miqësore me Shqipërinë dhe pretendon të pranohet bashkë me të në Europën e Bashkuar, të botohej një enciklopedi zyrtare që përmban aq shtrembërime e aq falsifikime të historisë së popullit shqiptar.