Malaj: Pse s'mora pjese ne votimin e rezolutes "Rama"
Anetari i kryesise dhe nje nder perfaqesuesit e mendimit ndryshe ne PS, Arben Malaj ka sqaruar dhe arsyet se perse nuk ka marre pjese ne votimin e rezolutes se paraqitur nga kryetari i socialist, Edi Rama ne Asamble. Sipas tij, ka dy momente qe deshiroj t`i qartesoj per koleget socialiste dhe per median. "E para, dje u cenua rende transparenca me publikun. Besoj shume tek pergjegjesia e kolegeve socialiste, qe pavaresisht nga dy rezoluta te ndryshme, nuk do ta shnderronin ate takim ne nje ballafaqim te mbingarkuar, sic edhe nuk ndodhi realisht", nenvizon Malaj. Per te, edhe ne Statutin e Partise rregulli i pergjithshem i mbledhjeve eshte qe ato zhvillohen te hapura, ndersa zhvillimi i mbyllur i tyre eshte nje perjashtim qe kerkohet te votohet. "Te diskutosh me dyer te mbyllura per vleresimin ndaj zgjedhjeve dhe per qendrimet ndaj saj, te kerkosh mbeshtetjen e publikut duket se ka nje kontradikte logjike jo te vogel.
Thelbesore eshte fakti qe sfidat e Partise Socialiste nuk arrihen pa nje mbeshtetje publike ne rritje, e cila nuk mund te vije pa nje transparence ne rritje. Kostot e mungeses se transparences jane me te renda se kostot e ndonje diskutimi apo debate emocionale, ne nje mbledhje partie", tha Malaj. Nderkohe ai ka renditur dhe momentin e dyte qe eshte menyra e votimit te rezolutave. "E dyta dhe me kryesorja, ne nje parti moderne demokratike, votimi i rezolutave nis nga propozimi i grupit me te vogel, ne kete kontest duhej votuar rezoluta e kolegeve deputete perpara rezolutes se kryetarit. Ne kushtet kur edhe ky parim demokratik u shkel, rruga me e mire qe une shpresoja se do te benin te gjithe koleget propozues te rezolutes alternative do te ishte mosmarrja pjese ne votim
per rezoluten e Rames", tha Malaj. Per te cilin, kjo do te eliminonte cdo keqperdorim numrash kundra apo pro rezolutes "Rama", dhe nuk do t'u sillte kenaqesi servile disa kolegeve qe vazhdojne te jene militante emocionale edhe ne momente kur realisht PS eshte perpara sfidave shume te medha. "Demokracia nuk eshte thjeshte dhe vetem nje raport numrash por vlerash, ne nje ambient vlerash demokratike numrat ne minorance mund te identifikojne probleme te medha dhe ne nje ambient jo demokratik numrat n shumice mund te fshehin probleme te medha", perfundoi ai.