Rritja ekonomike, perballe ambientit te pafavorshem
Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise i mbledhur sot ne daten 29 korrik 2009, pasi u njoh me zhvillimet me te fundit ekonomiko - financiare brenda dhe jashte vendit si dhe duke analizuar me kujdes treguesit e besimit, pritshmerite e sistemit bankar dhe parashikimet e specialisteve te Bankes se Shqiperise per zhvillimet inflacioniste ne tete tremujoret e ardhshem, vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit, ate per marreveshjet e riblerjes me maturim njejavor ne nivelin 5.75 per qind.
Argumentet qe mbeshtesin kete vendim te Keshillit Mbikeqyres jane si me poshte:
Zhvillimet ekonomike te gjashtemujorit te pare kane shtruar disa sfida te forta per ekonomine shqiptare. Kriza boterore ka ndikuar ekonomine tone, duke lekundur faktoret dhe ekuilibrat te cilet kane mbeshtetur rritjen ekonomike, duke testuar mekanizmat e imunitetit dhe te veterregullimit te ekonomise, si dhe duke ngritur disa pyetje komplekse per agjentet ekonomike dhe politikat makroekonomike.
Recesioni ekonomik qe ka perfshire pjesen me te madhe te partnereve tane tregtare eshte shoqeruar me uljen e shkembimeve tregtare dhe te te hyrave valutore. Rritja e pasigurise ne tregjet financiare globale ka ndikuar ne lekundjen e besimit ne sistemin financiar, duke ushtruar presion per shtrengimin e kushteve financiare ne Shqiperi.
Te dy keta faktore jane reflektuar ne uljen e konsumit, te eksporteve dhe te investimeve, duke sjelle ngadalesimin e aktivitetit ekonomik dhe duke ushtruar presion mbi treguesit fiskale te te ardhurave buxhetore dhe te deficitit buxhetor. Nga ana tjeter, pakesimi i flukseve hyrese valutore eshte shoqeruar me perkeqesimin e treguesve te bilancit te pagesave dhe lindjen e presioneve nencmuese mbi kursin e kembimit, duke nenvizuar rolin e qendrueshmerise se llogarise korente ne ekuilibrat makroekonomike dhe financiare te vendit si dhe nevojen e marrjes se masave per garantimin e saj.
Ambienti ekonomik boteror eshte karakterizuar nga thellimi i metejshem i krizes ekonomike dhe financiare. Renia e konsumit dhe e investimeve, ne prani te niveleve te larta te borxhit publik e privat si dhe te imbalancave te theksuara makroekonomike, ka bere qe ekonomia boterore te perjetoje renien me te forte ekonomike te 50 viteve te fundit. Vendet e zhvilluara, SHBA, Eurozona, Mbreteria e Bashkuar dhe Japonia, kane ndjekur politika monetare e fiskale lehtesuese, te cilat kane synuar frenimin e renies ekonomike dhe permiresimin e situates ne tregjet financiare dhe te kapitaleve. Nen ndikimin e tyre, te dhenat me te fundit sinjalizojne per shenja permiresimi relativ te disa treguesve makroekonomike. Tensionet e verejtura ne periudhen e meparshme jane ulur dhe treguesit kryesore financiare kane shenja riperteritjeje gjate muajve te fundit. Nderkohe, normat e inflacionit boteror kane ardhur ne renie si pasoje e cmimeve te uleta te lendeve te para dhe e shfrytezimit te ulet te kapaciteteve prodhuese, ne kushtet e nje kerkese agregate te ulet dhe papunesie ne rritje.
Reduktimi i aktivitetit ekonomik ne nivel boteror eshte shoqeruar nga tkurrja e tregtise boterore, nga shtrengimi i kushteve financiare dhe nga renia e besimit te agjenteve ekonomike. Ndikimi direkt mbi vendet ne zhvillim, si Shqiperia, eshte renia e kerkeses per eksportet e tyre, renia e investimeve te huaja direkte dhe shtrengimi i kushteve te huamarrjes ne tregjet boterore. Kjo ka bere qe keto vende te preken gjithnje e me shume nga kriza. Sipas FMN-se, vendet ne zhvillim te Evropes Lindore parashikohet te kene nje kontraktim prej rreth 5 per qind gjate ketij viti.
Ne kete ambient te pafavorshem, ekonomia shqiptare ka regjistruar nje ecuri krahasimisht pozitive. Te dhenat mbi ekonomine reale jane te pakta. Banka e Shqiperise gjykon se gjashtemujori i pare i vitit eshte karakterizuar nga nje rritje pozitive ekonomike. Nga ana tjeter, rritja e ulet e kredise dhe e ofertes monetare, treguesit e perkeqesuar te besimit te biznesit dhe te konsumatorit, ngadalesimi i te ardhurave buxhetore dhe treguesve specifike te sektoreve te caktuar te ekonomise, sugjerojne se ritmi i rritjes ekonomike eshte zvogeluar. Eshte ende heret te konkludojme mbi ecurine ekonomike gjate vitit 2009 e ne vazhdim. Banka e Shqiperise gjykon se ekzistojne premisat per te ruajtur ritmet pozitive te rritjes ekonomike ne vend, nder te cilat stabiliteti makroekonomik dhe financiar i vendit mbeten primare.
Aktiviteti ekonomik ne vend eshte zhvilluar ne kushtet e nje stabiliteti te kenaqshem te cmimeve te konsumit. Ai eshte mbeshtetur nga tendenca zbutese e kushteve monetare si dhe nga nje politike fiskale ekspansioniste gjate kesaj periudhe. Banka e Shqiperise uli normen baze te interesit ne muajin janar dhe ndermori operacione injektuese likuiditeti, duke shtuar sasine e tij ne treg. Njekohesisht, kemi zgjatur horizontin e maturimit te operacioneve injektuese per te zbutur pjerresine ne rritje te kurbes se normave te interesit si dhe kemi zgjeruar bazen e kolateralit te pranuar per te lehtesuar aksesin e institucioneve financiare ne fonde likuide. Keto veprime te Bankes se Shqiperise kane ndihmuar ne kontrollin e nivelit te normave te interesit. Nderhyrja e Bankes se Shqiperise ka qene me efektive ne kontrollin e normave afatshkurtra te interesit. Nderkohe qe normat afatgjata te interesit te letrave me vlere te qeverise dhe te kredive kane patur tendenca rritese, si pasoje e kerkeses se qeverise per financim dhe ndjeshmerise se rritur te sistemit bankar ndaj treguesve te likuiditetit. Paralelisht me kete, tendencat nencmuese te kursit te kembimit kane plotesuar kuadrin e kushteve me te lehtesuara monetare, duke favorizuar eksportet dhe permiresimin e deficitit tregtar. Megjithate, ashtu si e kemi theksuar vazhdimisht ne deklaratat tona, Banka e Shqiperise ka qene e vemendshme ne administrimin e stimulit monetar, duke synuar ne radhe te pare permbushjen e objektivit te saj per ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, nepermjet ruajtjes se ekuilibrave te brendshem dhe te jashtem te vendit.
Inflacioni vjetor ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009 rezultoi mesatarisht 2.0 per qind, duke shenuar renie ne krahasim me normat e inflacionit te verejtura gjate vitit te kaluar por duke qendruar brenda nivelit te synuar nga Banka e Shqiperise. Normat e uleta te inflacionit ne gjysmen e pare te ketij viti jane shkaktuar nga dobesimi i presioneve inflacioniste nga ana e kerkeses dhe ofertes, si pasoje e renies se cmimeve te lendeve te para ne tregun nderkombetar dhe ngadalesimit te aktivitetit ekonomik ne vend. Stabilizimi i presioneve inflacioniste ilustrohet qarte nga nivelet e uleta te inflacionit baze dhe te atij te mallrave te patregtueshem gjate kesaj periudhe, duke u reflektuar edhe ne pritje te kontrolluara te agjenteve ekonomike te tregut. Nderkohe, pas nje periudhe te gjate disinflacioniste dhe duke konfirmuar parashikimet e Bankes se Shqiperise, ndryshimi vjetor i cmimeve te konsumit shfaqi prirje te lehte rritese, gjate tremujorit te dyte te vitit 2009. Inflacioni vjetor shenoi normen 2.3 per qind ne muajin qershor, duke reflektuar nje percjellje me te plote te efektit te nencmimit te kursit te kembimit mbi cmimet e mallrave te konsumit. Banka e Shqiperise gjykon se ky faktor mund te luaje nje rol me te madh ne te ardhmen ne percaktimin e ketyre cmimeve, duke perbere premisa per goditje afatshkurtra dhe afatmesme mbi nivelin e cmimeve.
Perkundrejt ketyre zhvillimeve, ekonomia shqiptare ka vijuar te karakterizohet nga norma te uleta kursimi publik dhe privat edhe gjate gjysmes se pare te vitit 2009, duke u shoqeruar me zgjerimin e metejshem te deficitit te llogarise korente dhe duke rritur presionet mbi ecurine e kursit te kembimit. Renia e njekohshme e eksporteve dhe e importeve, respektivisht me 19.6 dhe 6.3 per qind ne nivel vjetor, beri qe deficiti tregtar te ngushtohej me 1.3 per qind gjate pese muajve te pare te vitit. Megjithate, ulja e dergesave te emigranteve me rreth 8 per qind gjate tremujorit te pare si dhe perkeqesimi i llogarise se sherbimeve, bene qe deficiti i llogarise korente te shenonte nje rritje vjetore prej 5 pikesh perqindjeje te PBB-se, gjate ketij tremujori. Megjithese ky deficit shkon per te financuar ne nje mase te madhe mallra importi kapitale dhe te ndermjetem, qendrueshmeria e tij meriton nje vemendje me te madhe. Vecanerisht shqetesuese eshte shkalla e ulet e mbulimit te eksporteve ndaj importeve, e cila sinjalizon per probleme strukturore te ketij deficiti si pasoje e konkurrueshmerise ende te ulet te ekonomise tone.
Ne kete drejtim, nje vemendje me e madhe i duhet kushtuar kontrollit te kostove dhe rritjes se produktivitetit ne ekonomi, nepermjet rritjes se investimeve ne edukim dhe terheqjes e aplikimit te teknologjive me te perparuara ne prodhim. Gjithashtu, ne nje periudhe afatmesme, politikat makroekonomike duhet te jene te vemendshme ndaj nivelit te kursimeve publike e private, per te kontrolluar nevojen e perdorimit te burimeve te huaja te financimit.
Politika fiskale gjate gjysmes se pare te vitit 2009 ka patur nje natyre ekspansioniste, duke u karakterizuar nga nje rritje e shpejte e shpenzimeve dhe e deficitit buxhetor. Te ardhurat buxhetore kane shenuar nje rritje me te moderuar, duke reflektuar pjeserisht edhe efektet e ngadalesimit te aktivitetit ekonomik. Megjithese mbetet brenda nivelit te planifikuar per gjithe vitin 2009, deficiti buxhetor prej rreth 30 miliarde lekesh perben nje shifer shume me te madhe krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne keto kushte, Banka e Shqiperise do te vleresonte marrjen e masave per kontrollin brenda niveleve te planifikuara te deficitit buxhetor dhe te huamarrjes publike, duke ndihmuar ne ruajtjen e ekuilibrave te brendshem dhe te jashtem te ekonomise. Ruajtja e parametrave te planifikuar buxhetore do te kete nje ndikim pozitiv ne stabilitetin makroekonomik, nepermjet kontrollit te stimulit fiskal mbi kerkesen agregate dhe uljes se presionit mbi tregjet monetare.
Kerkesa per mjete monetare ka njohur rritje gjate muajve te fundit. Rritja e ofertes monetare me rreth 8 per qind, eshte bazuar ne krijimin e parase ne ekonomi nga sektori publik si dhe nga huamarrja e sektorit privat, kryesisht ne leke. Portofoli i kredise ka njohur nje rritje modeste prej 7.5 miliarde lekesh ose rreth 5 here me pak se ne te njejten periudhe nje vit me pare. Pakesimi i burimit te fondeve te bankave dhe rritja e pasigurise ne vend ndikuan ne ngadalesim te dukshem te ritmeve te rritjes te kredise. Megjithate, kreditimi i ekonomise ka njohur rritje pergjate muajve te pare te vitit nderkohe qe sistemi bankar ka sinjalizuar mosshtrengimin e metejshem te kushteve te kredise gjate tremujorit te trete e ne vazhdim. Kerkesa per kredi ne leke e sektorit privat eshte perballur me nje gatishmeri ne rritje te bankave, ne saje te stabilizimit te situates se likuiditetit dhe lehtesimit te kushteve monetare ne fillim te vitit 2009. Kufizimi i ofertes se parase ne valute ka rezultuar ne kontraktimin e perberesit valutor te struktures se parase edhe ne kahun e kerkeses per para, duke sjelle zhvendosjen e struktures se ofertes monetare drejt lekut.
Ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009, situata ne tregun financiar u ndikua nga rritja e pasigurise dhe rivleresimi i primeve te rrezikut qe shoqeruan mungesen e likuiditetit si pasoje e rrjedhjeve te depozitave dhe uljes se aktivitetit kreditues. Nderhyrja e vazhdueshme e Bankes se Shqiperise ne tregun e parase, e kombinuar me masa qe synonin qetesimin e tregut dhe nxitjen e aktivitetit ne tregun nderbankar, si dhe ruajtja e treguesve te shendoshe te sistemit financiar, kane bere qe fundi i periudhes te shenoje stabilizim te kushteve te likuiditetit dhe te normave te interesit. Keto te fundit kane treguar sjellje te ndryshme sipas maturitetit. Interesat afatshkurter ne tregun e parase kane pesuar ulje si pasoje e reduktimit te normes baze te interesit dhe permiresimit te kushteve te likuiditetit. Interesat afatgjate jane rritur ne kushtet e kerkeses se larte per fonde afatgjata dhe rritjes se primit te rrezikut. Rritja e interesave ne tregun primar eshte percjelle tek interesat per kredite e reja ne leke, per maturitete mbi nje vit, e ndikuar edhe nga nje prirje e pergjithshme e shtrengimit te aktivitetit kredidhenes.
***
Ne lidhje me te ardhmen afatshkurter, Banka e Shqiperise gjykon se problemet e likuiditetit, te balancave te brendshme dhe te jashtme te ekonomise dhe ato te shendetit financiar perbejne sfidat direkte mbi stabilitetin makroekonomik dhe ecurine afatgjate te ekonomise shqiptare.
Trajtimi i tyre duhet te orientohet ne vazhdimesi nga nevoja per respektimin e ekuilibrave te nevojshem makroekonomike te vendit. Qendrueshmeria e nivelit te cmimeve, zbutja e luhatshmerise se treguesve monetare, nje sistem financiar i shendetshem dhe eficient, si dhe bilance te shendosha te sektorit publik dhe atij privat, ndikojne ne uljen e primeve te rrezikut ne ekonomi, ne zgjatjen e horizonteve te investimit dhe ne shperndarjen me eficiente te fondeve ne ekonomi. Gjithashtu, ato i hapin rruge terheqjes se investimeve te huaja dhe ulin koston e huamarrjes ne tregjet nderkombetare. Ne kete menyre, ato japin nje kontribut te pazevendesueshem ne rritjen afatgjate te vendit.
Banka e Shqiperise gjykon si jetik thellimin e metejshem te reformave strukturore te ekonomise, te cilat pervec te tjerash duhet t'i paraprijne tendencave te ardhshme te zhvillimit. Keshtu, investimi ne infrastrukture duhet te mbetet nje prioritet i perdorimit te fondeve te ekonomise. Po keshtu, zhvillimi e konsolidimi i metejshem i segmenteve te tregut financiar, plotesimi dhe zgjerimi i sistemit te pensioneve ne favor te elementeve te iniciatives private, investimi me prioritet ne fushen e arsimit dhe te shendetesise meritojne vemendjen e te gjithe aktoreve ekonomike. Gjithashtu, ne gjykojme se ka ardhur koha qe sektori privat te reflektoje stadin e ri te zhvillimit te vendit nepermjet rritjes dhe fuqizimit te aftesive te tij menaxhuese. Kjo kerkon administrimin me te mire te rrezikut te biznesit dhe te atij financiar, duke nenkuptuar edhe nje bashkepunim me te ngushte me agjentet e specializuar te tregut, zgjatjen e horizontit te planeve te biznesit dhe orientimin me te mire te tyre me realitetin global dhe prioritetet e zhvillimit te vendit.
Ne te njejten linje, sistemi financiar duhet t'i pergjigjet me me shume perkushtim ketyre kerkesave, duke rritur transparencen dhe eficiencen e produkteve te tij. Tashme qe sistemi bankar ka kapercyer momentet delikate me te cilat u perball ne fundin e vitit 2008, duhet te rrise kontributin e tij ne financimin e aktivitetit te sektorit privat te ekonomise. Megjithate, perfitoj nga ky rast qe edhe nje here te sjell ne vemendjen e ketij te fundit se e gjithe veprimtaria e tij do te jete subjekt i panderprere i mbikeqyrjes te Bankes se Shqiperise dhe analizave "stress - test" te vazhdueshme. Stabiliteti financiar i sistemit bankar eshte nje objektiv tjeter madhor per te cilin Banka e Shqiperise mbetet thellesisht e angazhuar.
Ne perfundim deshiroj te theksoj se mbajtja e pandryshuar e normes se interesit reflekton kujdesin e Bankes se Shqiperise per ekuilibrat e brendshem dhe te jashtem te vendit. Konsolidimi i ketyre ekuilibrave ne te ardhmen, nepermjet stabilizimit te pritjeve te agjenteve ekonomike, forcimit te stabilitetit financiar te vendit dhe ribalancimit te pozicionit te jashtem valutor te vendit do te krijoje me shume hapesire per rishikimin e politikes monetare. Arritja e tyre do te kerkoje rishikimin e planeve te biznesit apo korrektimin e sjelljes se agjenteve ekonomike, ne perputhje me realitetet e reja ne ekonomine shqiptare dhe ate globale.
Vendimi i sotem percjell stimuj te duhur konsumi, investime dhe kursim ne ekonomi, ne perputhje me stabilitetin afatmesem te cmimeve. Ne kete kontekst, ai i sherben rritjes se qendrueshme afatgjate te vendit.
(*) Fjala mbajtur sot, ne konferencen per shtyp mbi vendimmarrjen e politikes monetare te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise