Rama: Votat, hetim dhe protesta
Mosnjohja e rezultatit te zgjedhjeve nga PS, nuk do te sjelle vetem hetim parlamentar per transparence, por edhe protesta ne cdo cep te vendit. Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se selia roze eshte e vendosur per te demaskuar krimin elektoral dhe pse do t'i duhet te hetoje dhe sensibilizoje cdo qytetar. "Komisioni hetimor parlamentar per transparencen e 28 qershorit, apo per te zbardhur ate qe ne e quajme vendosmerisht krimi elektoral i 28 qershorit, eshte nje nga instrumentet dhe ne do ta veme ate menjehere ne levizje, duke bere gjithe perpjekjen tone qe t'i shkojme deri ne fund, procesit te hetimit parlamentar. Por nuk eshte i vetmi instrument", tha Rama. Sipas tij, PS do ta kontestoje ne vijimesi legjitimitetin e kesaj qeverie, sovranitetin e Parlamentit te ri, qe doli nga nje proces i "kalbur" zgjedhor. Nje qendrim i tille, sipas Rames, jo vetem ka forcen e nevojshme per ta vendosur Parlamentin dhe qeverine ne ate pozicion qe meritojne, por eshte nje baze shume e forte per te synuar zgjedhjet e parakohshme, pavaresisht afatit te tyre dhe jo si qellim ne vetvete per te ndryshuar ngjyren e pushtetit. "Ne do te kthehemi menjehere tek shqiptaret e shqiptaret ne te gjithe territorin dhe do te ndertojme nje proces komunikimi intensiv, qe do te perkthehet edhe ne shfaqje demokratike te protestes, per nje rezultat te papranueshem. Shqiptaret nuk mund te pranojne koke ulur, nje Parlament dhe nje qeveri qe nuk ka lindur nga shprehja e lire dhe numerimi i ndershem i vullnetit te tyre, permes votes", premtoi kreu socialist ne detyre. Nga ana tjeter, ai u shprehe se mandati i tij ne krye te PS-se si nje drejtues ne detyre, eshte ne legjitimitet te plote, i dale me vendim nga Asambleja Kombetare e kesaj force politike. Teper i kujdesshem, Rama nuk dha pergjigje nese do te rikandidoje apo jo ne krye te PS-se, duke theksuar se kete do ta tregoje Kongresi i Jashtezakonshem, i cili do te zhvillohet ne 29 gusht. "Nje kryetar ne detyre, eshte nje kryetar qe ben detyren dhe detyra qe ka kryetari ne detyre eshte detyra e kryetarit", u shpreh Rama. Kryetari ne detyre i selise roze, tha se PS do te beje cmos per te cuar deri ne fund transparencen e plote te procesit zgjedhor, me te gjitha instrumentet ligjore dhe kushtetuese, duke qene te predispozuar te perdorim cdo mjet demokratik per kete qellim. "Kutite e mbyllura perfundimisht, nga pikepamja e permbajtjes se tyre ne raport me rezultatin juridik, ne nuk i konsiderojme te mbyllura perfundimisht ne raport me domosdoshmerine per te bere nje transparence qe i vlen procesit politik ne Shqiperi dhe qe eshte nje detyrim, karshi popullit shqiptar", theksoi Rama.
Zgjedhjet, raport per nderkombetaret
Partia Socialiste ka pergatitur nje raport mbi te gjithe procesin para, gjate dhe pas zgjedhor, te cilin do t'ua paraqese te gjithe partnereve nderkombetare. Kreu socialist, Edi Rama, tha se ne kete raport jane paraqitur te gjitha defektet serioze te procesit zgjedhor, ne te gjithe ecurine e tij, duke nisur nga pergatitja e infrastruktures zgjedhore dhe deri ne perfundimin zyrtar te procesit. Defekte qe sipas tij, shprehin ne fakt mungesen e vullnetit, per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe vullnetin abuziv per te imponuar me cdo kusht, nje rezultat te ndryshem nga rezultati i shprehjes se vullnetit te lire te popullit shqiptar. PS vlereson se deformimi i procesit, ka filluar qysh me presionin e jashtezakonshem, si asnjehere me pare, te pushtetit para fushates dhe gjate saj.
Qendrimi per Blushin, vleresim diversitetit
Kryetari Socialist ne detyre, Edi Rama, vleresoi dje qendrimin ndryshe te disa anetareve socialist per rezultatin e zgjedhjeve, si debate te vlefshme per arritjen e nje vendimmarrjeje. "Une mendoj qe Grupi Parlamentar i PS, do te jete solid, i konsoliduar, i harmonizuar dhe i koordinuar, ne funksion te nje vendimmarrje qe do te jete fryt i sintezes, i te gjitha mendimeve dhe diskutimeve te brendshme, te secilit ne lirine dhe ne te drejten e tij per t'u shprehur, gje qe asnjehere nuk ka munduar dhe nuk do te mungoje ne PS", u shpreh Rama, mbi qendrimin e nje grupi anetaresh mes te cileve Ben Blushi, Arben Malaj etj, qe PS te pranoje humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Duke vleresuar ne kete rast, diversitetit qe ekziston brenda forces politike qe ai drejton.