E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker trondit F1, rikthehet me Ferrarin

Shtate here kampioni i botes i dha fund karrieres se Formula 1 ne vitin 2006, por papritur vendosi dje qe te rikthehet ne Cmimin e Madh Evropes, me 23 Gusht. Sipas sajtit zyrtar te Ferrarit, 40- vjecari do te qendroje ne gare deri sa te riaftesohet piloti Filipe Masa, qe pesoi nje aksident te rende ne garen e kaluar, ku edhe iu nenshtrua nje operacioni ne spital. Me tej foli piloti dhe zyrtarizoi lajmin. - "Per arsye se me eshte kerkuar nga drejtuesit e skuadres nuk mund ta injorova nje gje te tille dhe vendosa te rikthehesha," - theksoi ish-piloti i Ferrarit. Zedhenesi i tij deklaroi nje dite me pare pas zerave se Shumaker nuk kishte deshire qe te kthehej, por deshironte te vijonte detyren e keshilluesit. Por legjenda e Gjermanise vendosi qe te rikthehet ne piste. - "Kjo eshte e vertete se do te hap nje kap[titull te ri me Ferrarin. Gjeja me e rendesishme eshte se duhet te falenderoj Zotin dhe lajmet qe vine per Masan, i cili tani eshte me mite. Kete pasdite (dje) jam takuar me Domenikalin, presidentin Luka Montezemolo dhe vendosem se bashku, qe te rikthehem. Tani do te pergatitem per garat e radhes dhe synoj qe te jem sa me sfidues," - theksoi piloti. Gjermani nuk ka ngare asnje makine, qe prej Prillit te vitit 2008. Filipe Masa, pas demtimit nuk eshte ne gjendje qe te garoje dhe per kete arsye Shumaker do te zevendesoje, deri ne rikthimin e brazilianit ne gjendje optimale. Dy pilotet njihen edhe si miq te ngushte.

Rekordet e Shumakerit ne F1

1991: Debuton ne Jordani me Beneton ne F1

1992: Fiton per here te pare Cmimin e Madh (Belgjike)

1994: Fiton titullin e pare boteror me Beneton

1995: Mbron titullin dhe fiton nente gara

1996: Bshkohet me Ferrarin

1997: Perfundon sezonin i dyti por skualifikohet

1999: Thyen kemben ne Silverstone, kur ishte kryesues

2000: Ferrarri fiton pas 21 vjetesh titullin me Shumaker

2001: Mbron titullin, fiton nente gara sa nje vit me pare

2002: Fiton titullin me te shpejte, me11 gara te fituara

2003: Thyen rekordin e Juan Manuel Fangio, me pese tituj te fituar

2004: Fiton titullin e shtate dhe te fundit

2006: I jep fund karrieres

2009: deklaron rikthimin ne vend te Filipe Mases se demtuar

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›