PD: E ftojme kryetarin Rama te mos trembet kaq shume nga grate
Ka reaguar menjehere zedhenesja e PD, Mehilli ndaj akuzave te sekretares socialiste per edukimin, Shamku ndaj Topallit se ka mbyllur shkollat ne Lushnje gjate takimit te djeshem. "Takimi qe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka zhvilluar ne Lushnje eshte nje nga takimet me te papara me grate edhe nenat ne historine e pluralizmit dhe ne falenderojme cdo zonje te Lushnjes dhe Shqiperise per mbeshtetjen qe i japin vazhdimit te ndryshimit", tha Mehilli. "I themi Z.Rama te mos marre cdo dite neper goje grate", deklaroi ajo, duke nenvizuar se tashme edhe ai e ka kuptuar se nese burrat jane te majte e te djathte nenat jane vetem demokrate.