E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Rama në 2004, protesta me kafshë kundër PS

TIRANE-Deputeti i PS, Arben Malaj akuzoi dje Edi Ramën se ka protestuar kundër qeverisjes socialiste në 2004. Ai deklaroi në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në NEWS 24 se për 8 Majin u ndoqën të gjithë hapat ligjorë.
Dje pas 11 vitesh në bashkinë e Tiranës nuk hyn shefi i opozitës, por hyn rivali i tij, Lulzim Basha. Si e komentoni ju këtë?
Tirana është gjithmonë e rëndësishme. U bë akoma më e rëndësishme, sepse në këtë rast Edi Rama konkuronte edhe si kryetar i opozitës dhe nga ana tjetër maxhoranca ishte totalishte fokusuar. Tashmë kanë përfudfnuar të gjitha fazat e një procesi zgjedhor. Personalisht jam shorehur që deri në momentin kur Rama ishte 10 pikë përpara, KQZ-ja mund ta ndihmonte qetësimin e situatës, në deklarimin e një rezultati qoftë edhe të përkohshëm, e pastaj të ishin hapat e tjera ligjore. Sigurisht që tashmë nuk ka kohë më për PS-në.
Ju si mendoni, mandati ju mor në tavolinë zotit Rama?
Besoj që procesi ka ndjekur gjithë hapat ligjorë. Ne duhet të mësohemi me kulturën që kur ta kërkojmë fitoren, ta këkrojmë atë të qartë dhe të pastër. Nëse do të futemi në diskutime pa fund, pasi ka mbaruar një proces zgjehdor, PS-ja do të humbasë fokus dhe energji, sepse nëse flasim si e quani ju, duhet të më pyesni çfarë duhet të ndodhë. Aktualisht nuk ka më asnjë akses ligjor për të ndodhur diçka tjetër.
Zoti Rama thotë se si KQZ, si Kolegji Zgjedhor ishin dy institiucione të kontrolluara nga zoti Berisha...?
Nuk ndaj të njëjtin opionin me zotin Rama, sepse zoti Rama duhet të ndajë ambicjen personale me misionin si lider i opozitës. Të gjitha ndryshimet kushtetuese në procesin zgjehdor, të bëra me mirëkuptimin e së zotit Rama me zotin Berisha i përkeqësuan të gjitha mundësitë për të imponuar procesin zgjehdor që të ishte sa më i mirë. Kështu që në këtë rast një lider politik duhet të shikojë më larg se sa thjehstë ambicja e tij personale dhe reforma e thella që bëhen në një vend duhet t’i vërë në dispozicion të vendit dhe jo në dispozicion të ambicjes.
Çfarë duhet të bëjë PS në këtë realitet të ri?
Çfarë prisnin shqiptarët nga zgjehdjet. Ka dy vjet e gjysmë në një krizë politike. Presin që zgjehdjet vendore të lehtësonin krizën që vinte nga zgjehdjet parlamentare, presin që shqiptarët të mos paguajnë më çmimin e grindjeve politike dhe Shqipëria të mos pengohet në procesin e integrimit. Ky është detyrimi në raport me vendin, ku maxhoranca ka pjesën e saj, dhe opozita ka pjesën e saj. Nëse në të treja këto duket se kemi ngecur. Kriza politika është thelluar. Kriza e zgjedhjeve vendore ju bashkangjit krizës parlamentare.
Kemi një opozitë që nuk hyn në Parlament. Për mua është e paqartë. Çfarë e ndyshon shtatorin nga korriku, aq më tepër kur vetëm para dy javësh zonja Asshton dhe komisioneri Fyle në mënyrë publike i këkruan Shqipërisë ju lutem na ndihmoni që të marrim një vendim pozitiv për integrimin tuaj. Ishte momenti më i mirë që opozita t’i ndante objektivat e saj dhe kërkesat e saj në dy faza, në fazën që vendi të mos pengohej të integruar Shqipërianë në BE ashtu siç u bë me NATO-n.
Opozita duhet të kërkonte deri mosndërprejen e punimeve të Kuvendit. ne nuk kemi kohë. Ne mund të vemi në shtator, mund të krijojmë një imazh tjetër në shtator, por të jeni të sigurt që në shtator ne nuk kemi asnjë mundësi të ndikojmë të zgjidhet problemi i statusit kandidat.
A mendoni se duke i dhënë një mbështetje Berishës për reforma çertifikoni vjedhjen e zgjedhjeve?
Unë besoj jo. Modeli berisha nuk mundet duke krijuar fotokopjen e tij. për fat të keq ka një pjesë të lidershipit të PS-së që e dashurojnë modelin Berisha. është modeli që të sjell në pushtet dhe duke dhunuar të tjerët të mban në pushtet. Të gjithë po luftojmë që modeli Berisha të jetë modeli i të shkuarës, jo model i të ardhmes. Opinioni publik ta ndajë mirë kur një forcë politike maxhoranca apo qeveria realisht përpiqet të bëjë diçka të mirë për vendin dhe realisht kupton që kur krijohen kriza janë edhe në konceptin që të ushqejnë një pushtet absolut nga të dy krahët e politikës. Zoti Harasani dhe zoti Islami nuk kanë marrë ndonjë vulë nga PS-ja. Në PS ka njerëz që mendojnë që mjafton të kenë vulën për të bërë listën e deputetëve, mjafton të kenë vulen për të bërë listën për kryetar komune e bashkie, mjafton të kenë vulën nesër të bëjnë listën për ministrat dhe mendojnë që kjo i mban në krye të partive politike.
Demokracia në PS, mos na vijë rëndë, është e cënuar negativisht. Aludimet që bën Rama që çdo zë kundër, është i financuar nga Berisha, i bie që Berisha qenka ndihmuar për të godirut PS-në kur erdhi në pushtet. Pati lëvizje të mirëorganizuar kundër PS-së, deri edhe në OJQ të keqpërdorura. Nuk është argument i një lideri që të fshehë dështimet apo të mos ketë vullnet për të parë se si duhen përmirësuar gjërat, duke akuzuar cdo njeri që ka një ide ndryshe nga ai, pse ai u financoka nga Berisha aop u bëka satelit nga Berisha.
Rreth një muaj më parë u mbosh Asambleja e PS. Këto shqetësime a i ngritët apo jo?
Atje kam thënë që si ka mundësi që PS për 5 vjet nuk konfirguron dot drejtimin e FRESSH-it, strukturë, e cila ka qenë shumë aktive, forumin e gruas?! Përgjigja e fundit e Ramës ishte se ju e dini pse unë s’e mbledh kryesinë? Kjo ishte edhe kërkesë e zonjës Meksi.
Zoti Rama ju ftoi për të kontribuar, në gruzpet e punës. A do kontribuoni?
Do të kontribuoj. Ajo s’është partia e një personi. E para unë mendoj që s’ishte e nevojshme që kryetari i partisë të jetë edhe kryetar i grupeve të punës. Kjo është hera e parë që shoh që kryterai i partisë ëhstë kryetar i dy grupeve të punës. Ka personalitete në PS që i besohet kjo punë. Sekretari për programin është institucional, është akoma në detyrë., nuk shkakrohen njerëzit nme sms, as nga konferencat e shtypit, as nga intervistat.
Zoti Harasani dhe zoti Islami bënin deklarata kundër kryetarit dhe është normale që ata kanë zgjehdur rrugë tjetër...
Nuk ëhstë kështu. Për ta përjashtuar një njeri nga grupi parlamentar thirret, i bëhet analiza, i jepet masa. I thuhet kur mund ta rimarrë statusin. Këto nuk janë luftë në distancë apo lojë me kukumjaçka. Këto janë përgjegjësi se si një forcë politike maksimizon të gjitha kapacitetet e saj për të qenë forcë fituese. Nuk e bëri njeri fajtor Edi Ramën, kur në 2004-2005 ju qep të gjithë Shqipërisë për të negativizuar qeverisjet e socialistëve, madje OJQ-të pranë tij bënin protesta te dera e Parlamentit, duke sjellë edhe kafshë shtëpiake.

(GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›