OKB diskuton sot për Kosovën me kërkesë të Serbisë
SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka pranuar kërkesën e Serbisë për një takim urgjent për situatën në veri pas marrjes nën kontroll të pikave kufitar, nga ana e policisë kosovare. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ndërkohë Reuters bën me dije se Rusia ka shprehur mbështetje për këtë takim. Ndërkohë që Britania dhe reaguar duke thënë se cështja mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën në muajin e ardhshëm.
Sipas kësaj agjencie, Këshilli ka arritur një kompromis dhe ka rënë dakord që nesër të mbahet takimi të enjten, por ai të jetë me dyer të mbyllura dhe jo i hapur për publikun.
(e.m/BalkanWeb)