Turqi, numri i viktimave sa vjen e rritet

Skuadrat turke të shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për gjetjen e qindra personave që besohet se janë nën rrënoja. Ministri turk i Punëve të Brendshme tha se numri i viktimave ka arritur në 217, raporton version online i të përditshmes më të madhe turke, “Zaman”.
Qindra pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit punuan gjatë të gjithë mbrëmjes së djeshme duke lëvizuar rrënojat e dhjetëra godinave të rrafshuara dhe duke kërkuar për të mbijetuar, ndërkohë që grupet e tjera të ndihmës po punojnë fort për të ngritur tenda, spitale fushore dhe kuzhina në ndihmë të personave që mbetën nën qiell të hapur.
Nga 217 viktimat e konfirmuara deri më tani, 117 janë gjetur në qytetin e Erxhish-it dhe 100 në qytetin e Vanit. Ndërkohë që numri i të plagosurve mendohet të jetë rreth 1090 persona.
Më herët, kryeministri Erdoan, i cili ishte në vend-katastrofë tha se nga tërmeti i fuqishëm deri më tani kanë humbur jetën 138 persona, 93 në Erxhish dhe 45 në Van. Por, që atëherë numri i viktimave të konfirmuara është shtuar ndjeshëm.
Drejtori i qendrës sizmilologjike, Profesor Mustafa Erdik, tha dje se tërmeti ka shkaktuar dëmet më serioze në Van e Erxhish dhe theksoi se numri i viktimave mund të shkojë deri në 1 000 të vdekur.
Turqia bën pjesë në zonat me aktivitet të lartë sizmiologjik. Dy termete të fuqishme të rëna në vitin 1999 vranë më shumë se 20 000 persona në veri-perëndim të Turqisë. Tërmeti i fundit i madh i rënë në Van është ai i vitit 1976, i cili vrau më shumë se 5000 persona.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-10-24 09:20