PDK: Jo martesës brenda të njëjtit seks. Zoti nuk krijoi Adamin e Stefanin
TIRANE - Partia Demokristiane e Shqipërisë, kundërshton kërkesën e komunitetit LGBT për zyrtarizmin e martesës midis personave të të njëjtit seks. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PDK nënvizon se mbështet vetëm martesën tradicionale mes burrit dhe gruas.
“Shqipërisë i duhet një rilindje morale pas dramës dhe amoralitetit që instaloi komunizmi për pesëdhjetë vjet. Kjo rilindje vjen me kthimin te besimi, te edukimi, te familja, tek puna tek forcimi i përgjegjësisë individuale dhe publike, jo nëpërmjet vesit dhe anormalitetit. Zoti krijoi Even dhe Adamin dhe jo Adamin dhe Stefanin.”- thuhet në deklaratën e PDK-së.
“Si parti e vlerave kristiane dhe demokratike ka mbështetur dhe mbështet vetëm martesën midis gjinive të ndryshme, pra midis një burri dhe një gruaje, bazuar mbi dashurinë dhe pëlqimin reciprok, si një garanci për vazhdimin e jetës dhe rritjen e edukimin e fëmijëve. Neni 7 i Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë, sanksionon në mënyrë taksative “Martesa lidhet mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç”. Një nga parimet kryesore që karakterizon martesën sipas legjslacionit tonë është parimi i heteroseksualitetit. Për Demokristianët familja e ndërtuar mbi dashurinë dhe harmoninë eshtë themeli mbi te cilin ngrihet nje shoqeri, se një familje e fortë dhe e shëndoshë është garanci për një shoqëri të fortë dhe të shëndoshë, për një komb të fortë dhe me të ardhme. Parimet dhe vlerat kristiane janë ne harmoni me natyrën e njeriut, parandaj ne kemi si ideologji politike aplikimin e vlerave kristiane ne politiken publike. Edukimin me një moral individual dhe publik gjithmonë në anën e lirisë, të tolerancës dhe të dialogut e shikojmë si përparësi të politikës sonë. Por nga ana tjetër, ne si parti me vizion kristian, nuk mbështetim dhe as promovojmë antivlera dhe deformime të natyrës së njeriut dukuri dhe tendencat e abuzimit me lirinë që e dëmtojnë familjen dhe vlerat e saj. PDK i konsideron të papranushme dhe të dëmshme për shoqërinë martesat me të njëjtën gjini. Ne as kemi mbështetur as do te mbeshtetim ndonjehere lëvizje që vijnë në kundërshtim me parimet dhe vlerat kristian-demokrate, përkundrazi jemi të angazhuar me përgjegjësi të madhe në bashkëpunim edhe me faktorët e tjerë për të edukuar ndërgjegjen morale, duke denoncuar të keqen dhe fenomenet e tjera degraduese, abuzive me liritë e individit dhe vlerat hyjnore të njeriut.”- thuhet në deklaratën e PDK-së.
(er.nu/BalkanWeb)