E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malajzi, pole-position për spanillin Pedrosa

Piloti i Hondas, Dani Pedrosa, rrëmben pole-position në Çmimin e Madh të Malajzisë përpara kampionit të kurorëzuar të MotoGP, Kejsi Stoner. Spanjolli ka kronometruar kohën më të shpejtë 2 minuta 1.462 sekonda mbi cirkuitin e Sepang, duke arritur kështu pole position e dytë sezonal. Pedrosa aktualisht i katërti në renditjen e përgjithshme me 208 pikë, është në ndjekje të italianit, Andrea Doviciozo, me 4 pikë më shumë kur kanë mbetur edhe dy gara deri në mbylljen e kompeticionit. "Po punojmë me suspsensionet për të marrë maksimumin e mundshëm në garën e të dielës. Në një seksion isha shumë i shpejtë, por pastaj u ndesha me trafik dhe e pata të pamundur të përmirësoja kohën time. Doviciozo është pozicionuar i treti me kohën 2:01.666, duke kompletuar rradhën e parë të gjithën të Hondas në Malajzi. Amerikani, Kolin Eduards, është renditur i katërti, duke lënë pas italianin tjetër Marko Simonçeli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›