Malajzia njeh Kosovën, Arrin në 52 numri i tyre
Prishtinë (Start)-)Qeveria e Malajzisë ka njohur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë shefi I diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni. Shefi I zyrës malajzezë në Prishtinë Mustafa Mansor I ka paraqitur ministrit Hyseni letrën e seliqë qëndrore të diplomacisë malajzezë. Homologu nga Malajzia I Hysenit ka shkruar se “"Dëshiroj t'i referohem bisedës sonë të përbashkët gjatë takimit të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 27 shtator 2008, në Nju Jork. E çmoj mundësinë që patëm për të shkëmbyer pikëpamjet lidhur me çështjet e interesit të përbashkët duke përfshirë edhe zhvillimet në Kosovë. Kam nderin që Shkëlqesisë Suaj dhe përmes Jush edhe Qeverisë së Kosovës njoftimin se Qeveria e Malajzisë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Më lejoni, Shkëlqesi, t'jua përcjell Ju dhe Qeverisë së Kosovës dëshirat më të sinqerta në përpjekjet tuaja të ardhme. Pranoni Shkëlqesi konsideratat e mia më të larta". Me këtë njohje, numri I shteteve që kanë njohur Kosovën arrin në 52.