Thaçi: Gati pr.buxheti; Kundërshton Opozita
Prishtinë (Start)-Në mbledhjen e radhës së qeverisë së Kosovës do të miratohet edhe buxheti i vendit për vitin 2009, i hartuar ky në mbledhjen e djeshme. Këtë e konfirmoi Kryeministri Hashim Thaçi, sipas të cilit "Projektbuxheti është në harmonizim të plotë mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe paraqet një projekt real të shpenzimeve dhe investimeve gjatë viti në vijim". Projektbuxheti në fjalë ka hasur me kundërshtimet e opozitës. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) reagoi menjëherë duke dalë në një konferencë për shtyp ku theksoi se buxheti i Republikës së Kosovës është i rrezikuar për vitin e ardhshëm për shkak të shpenzimeve të gabuara të qeverisë, e cila, sipas tij, ka filluar tashmë të shpenzojë nga fondi rezervë, ndërkohë që po bën plane edhe për shitjen e ndërmarrjeve publike.
"Për shkak se janë rritur shpenzimet po shkohet në shitje të këtyre kapaciteteve. Shitja e tyre i garanton Kosovës vetëm një vit qarkullim, por çfarë do të ndodhë më vonë, çfarë do të ndodhë në 2010", theksoi Haradinaj.Edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci, kritikoi sot qeverinë, duke iu referuar raportit ende të papublikuar të Komisionit Evropian për Kosovën.