Pollo në Maqedoni do të takojë homologun maqedonas
SHKUP- Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Genc Pollo ndodhet sot në Maqedoni për një vizitë zyrtare. Zëvendëskryeministri Pollo do të zhvillojë takime me homologun e tij në Shkup, zëvendëskryeministrin për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, Abdulaqim Ademi. Në agjendën e tij janë paraparë edhe takimet me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni.
(s.g/BalkanWeb)