Buna nuk ndalet, nis “pushtimin” e Shkodrës
Edhe gjatë natës së mbrëmshshme, reshjet kanë qenë të shumta në qytetin verior, çka ka ndikuar në zgjerimin e hartës së përmbytjeve. Lumi Buna është zgjeruar edhe më, duke u derdhur në disa lagje të qytetit. Të dhënat më të fundit bëjnë me dije se sot në uji ka përfshirë Lagjen “Xhabije” dhe “Pershati”, duke hyrë rreth 800 metra brenda në qytet. Në lagjen e Mushkonjës, niveli i ujit ka arritur në 1 metër e 70 cm. E njëjta situatë është edhe në lagje të tjera si në Kiras, Bahçallëk, etj. Tashmë, komunat e Bushatit, Velipojës dhe Dajçit, po “flenë” nën ujë prej ditësh dhe situata është e njëjtë. Forcat e ushtrisë po shpërndajnë sot në zonë ushqime për njerëzit por edhe për bagëtitë.