Maldini: Dua ta fitoj derbin tim të fundit
Legjenda e mbrojtjes milaneze, Paolo Maldini, ka bërë të ditur se Derby i Madonina që zhvillohet të dielën në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Milanit, do të jetë i fundit për të, duke lënë të kuptohet se ai do të largohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni. "Derbi i të dielës do të jetë i fundit për mua. Që nga fillimi i ndeshjeve të kthimit në Kampionat, secila ndeshje do të jetë e fundit për mua. Kjo më bën të ndjehem krenar"."Ëndrra ime është që ta fitoj derbin tim të fundit dhe vetëm kjo ka rëndësi për mua tani. Një fitore do të na ndihmojë që t'i rikthejmë shpresat tona për titull", ka thënë Maldini për "Il Corriere Della Sera". Gjatë karrierës së tij mbrojtësi italian ka luajtur më shumë se 50 derbi dhe mban rekordin e paraqitjeve në historinë e Derby të Madonina.Derbi do të jetë i rëndësishëm për skuadrën kuqezi për të mbajtu ende gjallë shpresat për titull dhe jo për të mbyllur para kohe luftën ndaj Interit.Ndaj zikaltërve do të mungojë braziliani Kaka i dëmtuar një mungesë e rëndësishme.Karlo Ancceloti do të zbresë në fushë me një formacion të tillë.Në portë do të luajë i zakonshmi Christian Abiati.Në mbrojtje nga e djathta në të majtë do të jenë .Gianluca Zambrota,Paolo Maldini,Kaladze dhe Marek Jankulovski.Në mesfushë do të luajënë anglezi David Beckham,Andrea Pirlo dhe Masimo Ambrosini.Ndërsa treshen e sulmit do ta përbëjnë Clarence Seedorf,dhe brazilianët Ronaldinjo dhe Alexandre Pato.Të dielën në mbrëmje Karlo Ancceloti do të mundohet të fitojë sërish ndaj portugezit Hoze Murinjo ndoshta derbin e tij të fundit.