E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi përgatitet për derbin,mungon Maikon

Një goditje e madhe për Interin.Braziliani Maikon ka ndërprerë stërvitjen në Apiano Gentile për një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.Një dëmtim i tillë do të thoshte jo vetëm mungesë e sigurtë në derbin e Milanos të dielën por edhe një stop më i gjatë për Brazilianin.Kështu vihet në dyshim prania e tij edhe në ndeshjen e ardhshme të kampionatit ndaj Bolonjës, por ajo që është më e rëndësishsmja për tifozët zikaltër është se Maikon mund të mungojë edhe në ndeshjen e vajtjes së një të tetave të Champions League ndaj Manchester United.Sot braziliani do t'u nënshtrohet vizitave mjekësore më të hollësishme.Nëse do të konfirmohej tërheqja Hoze Murinjo do të humbiste një nga elementët kyç të skuadrës së tij në një moment delikat dhe shumë të rëndësishëm të sezonit.Në shtëpine e Interit edhe braziliani tjetër Adriano ka pasur një problem fizik por për sulmuesin nuk është asgjë serioze.Adriano të dielën kundër Milanit do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.Formacioni që pritet të zbresë në tapetin e gjelbër të San Siros për zikaltërit pritet të jetë ky.Në portë braziliani Hulio Sezar.Në mbrojtje vendin e Maikon pritet ta zërë i riu Santon.Dyshja e qëndrës do të përbëhet nga Ivan Ramiro Kordoba dhe Valter Samuel.Në të majtë pritet të luajë rumuni Christian Chivu.Në mesfushë do të jenë kapiteni Javier Zanetti,Esteban Kambiaso,Muntari dhe serbi Dejan Stankovic ndërsa dyshja e sulmit do të përbehet nga i përhershmi Zlatan Ibrahimovic dhe braziliani Adriano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›