Alesandro Nesta dëmtohet sërish
Duket se nuka ka fund rruga e Alessandro Nestes drejt rikthimit në fushë.Mbrojtësi kuqezi që dukej drejt një rekuperimi të plotë ka pasur sërish dhimbje në shpinë të cilat e kanë ndaluar në stërvitjen e së enjtes dhe e kanë bërë që të mos vazhdojë më ditën e ardhshme në të cilën nuk është paraqituar as në Millanello.Shoqëria kuqezi përjashton një operacion të mundshëm me kohë të shkurtër rekuperimi.Te Milani i dinë që një operacion tjetër do të thoshte një mungesë të gjatë sërish për mbrojtësin me numrin 13-të.Delikatesa e operacionit dhe mosha e Alessandro Nestës i cili në mars mbush 33 vjeç bëjnë të mendosh se para një situate të tillë lojtari mund të mos premtojë shumë për rikthimin në fushë.Duket se mjekët në shtëpinë kuqezi preferojnë të jetojnë momentin dhe të mos mendojnë për ndërhyrje të mëdha.Hapi i parë ështrë të verifikojnë të shtunën gjëndjen e Nestës së bashku me stafin mjekësor të specializuar dhe vetë Nestën.Në ditët pasardhëse do të shihet më me kujdes gjëndaj e Nestës dhe do të vendoset nëse do të vazhdohet me programin e rekuperimit.Kjo është një goditje tjetër shumëe rëndë për ish mbrojtësin e Kombëtares Italiane i cili ka shumë kohë që nuk po luan pikërisht si pasojë e këtij dëmtimi.