Maldini: Kurrë nuk do ta bëja atë që bëri Leonardo
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, thotë se ai kurrë nuk do ta bënte atë ka bërë Leonardo dhe të kalonte te radhët e Interit. Leonardo tronditi fansat e Milanit me vendimin e tij për të marrë nën drejtim Interin gjatë Krishtlindjeve. “Unë kurrë nuk do të pranoja një ofertë pune nga Inter sikundër bëri Leonardo. Tregimi im është krejt ndryshe nga situata e Leonardos. Vlerësimi i presidentit të Interit, Morati, për Leonardon jep shenja se ata janë në të njëjtin nivel personal”, ka thënë Maldini. Paolo Maldini, një ndër kapitenët legjendarë të kuqezinjve, u kontaktua nga Morati menjëherë pas mbërritjes së Leonardos. Posti i drejtorit të klubit ishte vërtet joshës, por e vërteta qëndronte se Morati më shumë sesa një drejtori, kërkonte të thyente zemrat e milanistëve, për t’u hakmarrë kështu për transferimin e Ibrahimoviçit te Milani gjatë verës.