Toti: Objektivi ynë, kualifikimi në Champions
Kapiteni i Romës, Françesko Toti, ka nënvizuar rëndësinë e derbit të së dielës kundër Lacios në Serie A dhe synon përfundimin e sezonit në top-katërsh, që t’u mundësojë atyre të kualifikohen në Ligën së Kampionëve sezonin e ardhshëm. 34-vjeçari shënoi të dy golat e fitores 2-0 të Romës në derbi lokal ndaj Lacios për të ngushtuar diferencën ndaj tyre në dy pikë. Roma udhëton në Firence këtë fundjavë, nga ku një fitore do të mund t’i ndihmonte ekipit t’i afrohet vendit të katërt, ku ndodhet Udineze me katër pikë më shumë. “Ne po shijojmë këtë sukses për momentin. Por pastaj do të fillojmë të kërkojmë objektivat tona. Ne duhet të kualifikohemi për në Champions sezonin e ardhshëm. Do të bëjmë gjithçka për të arritur pozitën e katërt në ligë. Për këtë arsye do të shkojmë në Firence me synimin për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Toti.