E Diel, 1 Nëntor 2026

Maldini: Milan nuk më dëshiron më në ekip

ROME-Futbollisti legjendar Paolo Maldini i Milanit shprehet se dyert e klubit të tij të zemrës janë të mbyllura aktualisht dhe ekziston një mundësi për të shkuar në Paris Saint Germain.

Maldini është mbajtës i rekordit me 902 lojëra të luajtura në Milan, dhe gjithashtu me “Kuequzinjtë” ka fituar pesë tituj të kampionatit evropian.

Sipas fjalëve të Maldinit, problemi me drejtuesit e Milanos ndoshta është se "ai gjithmonë e thotë atë që mendon."

Mbrojtësi legjendar, fanella e të cilit me numër 3 është larguar nga shërbimi, ka thënë se asgjë deri më tani nuk ka ndodhur me klubin Parisien.

"PSG është një klub i cili është duke u ristrukturuar. Për një kohë, nuk kanë fituar asgjë në Francë, por tani ata janë duke bërë disa gjëra të mira dhe gjërat po ndryshojnë" shtoi Maldini .

Ai ishte kohët e fundit në Paris dhe me Ancelottin e Leonardon pati një takim sipas tij vetëm si miq.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›