Klinsman: Bajerni më largoi për faje jo të miat
Disa javë pas largimit nga stoli i Bajernit të Mynihut, trajneri Jurgen Klinsman del në media dhe shpreh të gjithë zemërimin kundër klubit. 44-vjeçari pohon se pas shkarkimit, drejtuesit bavarezë i kanë ngarkuar faje që nuk i takojnë. "Më bënë përgjegjës për disa gjëra, me të cilat nuk kam pasur të bëj aspak. Ajo që më vret më shumë është bindja se mund ta kisha përfunduar me sukses punën time në krye të Bajernit. Kisha mundësi ta realizoja objektivin, pra triumfin në Bundesligë", tha ai.