E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon karierën futbollistike (video)

Madrid (Start)- Edhe pse testet mjekësore flasin për një gjendje të mirë shëndetësore të lojtarit të Realit të Madritit, Ruben de la Red, i cili në përballjen e javës së kaluar kundër Real Unionit në kuadër të Kupës së Mbretit ra në tokë duke humbur vetëdijen, duket se ngjarja mund të shkaktojë atij fundin e karierës futbollistike. Pas rrëzimit të papritur që pësoi në fushën e blertë, Ruben humbi vetëdijen dhe u nxorr nga fusha i shoqëruar nga mjekët e skuadrës. Më pas, ai u dërgua në spital ku edhe kaloi natën nën përkujdesjen e bluzave të bardha.
Testet rezultojnë se nuk duket ndonjë problem shëndetësor, por deklaratat e lojtarit janë shqetësuese pasi shprehet se nuk kujton asgjë nga ajo që ka ndodhur. De la Red është kthyer tashmë në banesën e tij në Madrit ku do të pushojë për disa ditë. Në një prononcim të tij të publikuar në faqen e internetit të Realit të Madritit, ai shprehet se “jam mirë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë. Për të mos rrezikuar më shumë, këtë fundjavë do të qëndroj në shtëpi pa dalë jashtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›