E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajko, fokusi te taktika

Trajneri i Partizanit, Neptun Bajko, mendon se eshte ende heret per te folur se ku do te arrije skuadra ne perfundim te kampionatit te ri. Sipas tij, skuadra nuk duhet te shperqendrohet me te tilla ceshtje tani, por duhet te fokusohet te pergatitja, per te ruajtur ritmin e larte. "Jemi ne kulmin e punes per sezonin e ardhshem dhe ndoshta eshte pak heret per te folur per objektivat. Vetem kur te jemi 100% gati mund te them se ky Partizan do te luftoje per kete apo ate trofe, per kete, apo per ate vend", thote Bajko.
Te kuqte kane barazuar pa gola ne miqesoren e pare, kunder Dajtit, por trajneri shfaqet i painteresuar per rezultatin, teksa e ka cilesuar si te vlefshem takimin. "Ndeshjet miqesore para kampionatit nuk behen per rezultat. Ato kane nje tjeter funksion dhe nisur nga kjo mund te them se ishte shume e vlefshme", analizon trajneri. "Mbi te gjitha, kam pare deshiren e mire te te gjithe futbollistet per te gjetur njeri tjetrin. Kjo eshte thelbesore per nje skuader si kjo e jona, e mbushur me mjaft elemente te rinj qe kerkojne kohe per t'u harmonizuar mes tyre. Skuadra eshte pergjigjur mjaft mire dhe kam pare nje ekip qe ka tentuar te luaje nje futboll te disiplinuar e te rregullt".
Veshtiresia taktike

Bajko shprehet se ndryshimet e shumta ne skuader bejne te nevo jshme nje pune te madhe taktike, me qellim qe skuadra te funksionoje ashtu si duhet. "Kemi nje skuader me plot ndryshime nga grupi i vjetshem. Jane disa titullare nga sezoni i kaluar, jane afruar disa futbolliste te rinj nga ekipet zinxhir, jane afruar futbolliste te tjere nga skuadra te tjera te kampionatit, plus qe ketu grupit i shtohen edhe disa te tjere qe ende nuk jane bashkuar me skuadren. Eshte per te gjetur nje vije te mesme. Jane shume futbolliste te rinj, te cileve u duhet jo pak kohe per t'u ingranuar me lojen e njeri tjetrit", thote Bajko, duke shtuar megjithate se ne fillimin e kampionatit skuadra e tij do te jete gati, te pakten ne aspektin fizik. Bajko shton edhe se, me dy apo tre lojtare te tjere, skuadra do te p`rforcohet sic duhet, cka do t'i lejoje te zhvilloje nje kampionat normal.

Treshja braziliane

Mbreme ne oren 23:30 ka qene e programuar ardhja e dy futbollisteve braziliane te Partizanit, Alan Karder dhe Leandro. Ardhja e tyre eshte konfirmuar edhe nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili aktualisht gjendet me pushime ne Turqi. Por, Xhani shfaqi edhe shqetesimin lidhur me pengesa te mundshme te lojtareve te tij ne aeroportin "Nene Tereza" te Rinasit, nga ana e autoriteteve. Brazilianet nuk kane qene te pajisur me vizen hyrese para udhetimit dhe jane nisur me mendimin per ta marre ate ne piken e hyrjes. Pas dy lojtareve qe priteshin mbreme do te vije edhe i treti, sulmuesi Fabiano, i cili pritet qe te vije ne Tirane pas nje jave. Kete e ka bere te ditur vete trajneri Bajko, i cili e ka konfirmuar se Fabiano do te vonoje disi. Me mberitjen e tyre ne Tirane, grupi i Partizanit do te plotesohet pothuajse teresisht dhe ndoshta nuk do te jene te nevojshme perforcime te tjera.

D.Ikonomi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›