Malesi e Madhe babai vret djalin 27 vjecar
Në ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Stërbec në Malësinë e Madhe, ku babai ka vrarë djalin e tij 27 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 në banesën e familjes Lula, ku 65 vjeçari Marash Lula pas një grindje me të birin Edmondin, e ka qëlluar për vdekje me një armë gjahu.
Edmond Lula ka ndërruar jetë menjëherë, ndërkohë që në momentin e konfilktit ka qenë e pranishme në banesë dhe bashkëshortja e autorit, nëna e viktimës. Mësohet se ka qenë vetë 65 vjeçari që ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe që është vetëdorëzuar.
Në vendngjarje, policia ka gjetur edhe armën e krimit, një çifte që Marash Lula e mbante me leje. Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, por sipas banorëve të fshatit, viktima kishte rreth 6 muaj që ishte kthyer nga emigracioni disa vjeçar në Greqi. Ai kishte qenë i fejuar dhe ishte ndarë vetëm pak kohë më parë. Po sipas banorëve të këtij fshati kohët e fundit 65 vjeçari kishte filluar të abuzonte me alkoolin.
Bruna Gjoka/Taulanta Boja